Nga Ramiz LLadrovci
Me kënaqësi prita në takim, Kryesinë e degës së PDK-së në Zvicër, të prirë nga kryetari Ragip Xhaka.
Me kënaqësi prita në takim, Kryesinë e degës së PDK-së në Zvicër, të prirë nga kryetari Ragip Xhaka.
Miqësia me dekada me Ragipin, më dha liri, të flasim jo vetëm për organizimin e PDK-së në diasporë, por edhe për rëndësinë e mërgatës për popullin tonë, ruajtjen e gjuhës dhe kulturës nga brezi i dytë dhe i tretë i mërgimtarëve, integrimi sa më i mirë i të rinjve në vendet mikpritëse për të arritur sa më shumë në profesion, për investimet në Kosovë e tema të tjera.
Po ashtu, shpreha falënderim për punën e madhe që bëhet në diasporë nga mysafirët, duke theksuar se mërgata është energjia e zhvillimit të shtetit tonë, në luftë dhe në paqe. Organizimi sa më i mirë i PDK-së në mërgatë, jep rezultate këtu në atdhe, sepse: PDK nuk guxon të ndalet, sepse, ndalet Kosova!
Faleminderit për vizitën, jemi krenar me Juve dhe të arriturat e mërgatës tonë kudo ndodhet sot!