BallinaOP EDSali Berisha njeh institucionet zyrtare të PDSH-së dhe ekzekuton publikisht foltoren e...

Sali Berisha njeh institucionet zyrtare të PDSH-së dhe ekzekuton publikisht foltoren e tij!

spot_img
Nga Azagan Haklaj
Sali Berisha njeh institucionet zyrtare të PDSH-së dhe ekzekuton publikisht foltoren e tij!
Takimi i sekretarit të përgjithshëm të PDSH-së z Gazment Bardhi i cili ka marrë edhe votëbesimin e grupit parlamentar të partisë me ish kryetarin e këshillit kombëtar z Edi Paloka mbaroi.
Për këtë takim z Berisha autorizoi z Paloka pa përfillur as forumet e foltores së tij siç ka bërë gjithmonë, por me këtë veprim njëkohësisht rrëzoj Flamur Nokën si sekretar të foltores së tij sepse njohu Gaz Bardhin në këtë funksion si sekretar i përgjithshëm i PDSH-së, gjithashtu njohu edhe grupin parlamentar të PDSH-së me kryetar z Enkeled Alibeaj dhe krejt piramidën zyrtare të PDSH-së, pra njohu institucionet e zgjedhura konform statutit duke asgjësuar foltoren e vet publikisht.
I mbërthyer nga ethet për uzurpimin e partisë Berisha bëri autogol.
Ky takim sot legjitimoj moralisht dhe politikisht Gazmend Bardhin si sekretar i përgjithshëm dhe rrezoi Flamur Nokën.
E ritheksoj Berisha shkeli “parimet” në caktimin e Palokës si negociator pa përfillur forumet e foltores.
Kjo deshmon se Berisha i përdor të gjithë për qëllimet e tij për të arritur ujdinë për interesat e veta përsonale.
Pasi deshtoj në presionin për dorëzimin e vulës e tërheqjen e padisë në gjykatën e apelit Berisha përdori dredhinë dhe ra vetë në kurrthin e ngritur.
Dita e sotme deshmoj se foltorja është hajgare e nuk ka asgjë serioze dhe se demokratët nuk mund t’i bashkoi ai që i përçau.
Në fakt Marshall Berisha stërmundohet që t’i përçaj demokratët akoma më shumë gjoja në emër të bashkimit.
Ekzibicionizmi i tij tashmë është i qartë.
Pengu i Katovicës me akrobacirat politike po përpiqet për të sabotuar krijimin e konfederatës konservatore që do të çlirojë demokracinë shqiptare nga trekëndëshi i Bermudës por do të deshtojë me turp.
Gjykata e Apelit tani e ka të qartë se çfarë kongresi miting me falsifikim formularësh, vule e logoje ka kryer foltorja të cilin e ka “çertifikuar” Zhukri.
E përsëris edhe njëherë se nongratën Berisha dhe foltoren e pret fundi i kalit të qyqes apo qyqes vetë të zhytur në detin e deshpërimit nën refrenin e këngës:
“Kuku Isuf-kuku Istref”!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular