Jeta e futbollistëve jashtë fushës së blertë ka qenë gjithmonë me interes nga tifozët teksa të dashurat e tyre marrin gjithmonë vëmendjen.
Prej disa kohësh, bukuroshja nga Elbasani, Uarda Hyseni i ka “vjedhur” zemrën Myrto Uzunit, teksa çifti është duke jetuar bashkë në Spanjë.
Ditën e djeshme, Uarda ka festuar edhe 21-vjetorin e lindjes, teksa nuk ka munguar as urimi i Uzunit në rrjetet sociale. Talenti beratas ka publikuar 2 foto në krah të partneres së tij, duke e uruar ata për ditëlindjen. Nuk kanë munguar as surprizat në mbrëmje kur çifti doli për të darkuar, teksa bie në sy fotoja e printuar e puthjes që Uzuni i dha në tribunë, pas shënimit të një goli me Granadën.
PANORAMASPORT.AL