BallinaKryesoreSHBA, BE dhe FMN, kundër amnistisë, Rama s’tërhiqet: Po na etiketojnë si...

SHBA, BE dhe FMN, kundër amnistisë, Rama s’tërhiqet: Po na etiketojnë si kriminelë! Do vendosim tatim të jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë

spot_img

VALENTINA MADANI/ Kryeministri Edi Rama nisi dje një dialog me bashkitë, por në vend që të fokusohej te problematikat e qeverisjes vendore, në takimin e parë në Përmet u mor me qeverisjen qendrore.

59727220_303

Para përmetarëve, kreu i qeverisë lajmëroi një tatim të jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë, sulmoi ambasadorët për gjuhën e përdorur kundër amnistisë fiskale, nga e cila nuk do të tërhiqet si dhe lajmëroi zerimin e taksave për pagat deri në 50 mijë lekë si dhe u premtoi pensionistëve bonusin e fundvitit. Kryeministri u shpreh i vendosur se do t’i shkojë deri në fund nismës së qeverisë për miratimin e amnistisë fiskale.

Sipas tij, skepticizimi i partnereve lidhet dhe me tymnajën e ngritur nga opozita për këtë çështje. Rama kërkoi që të mos kategorizohen të gjitha paratë e emigrantëve si para krimi, duke i cilësuar të papranueshme fjalët që përdoren në gjuhë të huaj që ambasadorët të etiketojnë shqiptarët si kriminelë. Bashkëpunimi me faktorin ndërkombëtar, sipas tij, do të jetë vetëm për të përmirësuar më tej draftin, por vendimmarrja finale do t’i takojë qeverisë.

“Është e papranueshme të na tregojmë krimin dhe kriminelët si puna e atyre organeve të trafikuara. Që mbetën stampë në flamurin tonë kombëtar. Patjetër që shqiptarët bëjnë emër edhe në botën e krimit në botë. Janë pakicë 1%. Më pak ndërkohë që 99% janë njerëz si ata që janë këtu që kanë ardhur dhe janë martuar dhe me vajza të atyre vendeve ku kanë qenë. Mbajnë ekonominë e tyre familjare. Është e papranueshme kjo gjuhë që guxojnë të përdorin në gjuhë të huaj kundër nesh. Ata nuk kanë asnjë faj sepse ne jemi këtu të parët.

Një skandal, e paimagjinueshme, por ne do të vazhdojmë përpara se është gjëja e duhur dhe e drejtë. Sa shqiptarë kanë shkuar në Britani me emër tjetër, si të larguar nga lufta, sepse ishin në pikë të hallit. Sa vite kanë punuar ashtu, ku do t’i çojnë kursimet e punës në të zezë, që e kërkojnë dhe paguajnë pronarët në këto vende, nuk i lënë ata në rrugë ne. Do bëjmë të gjitha ato që duhet, edhe amnistinë për të cilën duhet një draft sa më i dakordësuar me miqtë tanë ndërkombëtarë, ta bëjmë për njerëzit tanë, për vendin tonë. Pastaj duhet mbështetja e nevojshme në Parlament”, tha Rama.

TAKSA

Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se qeveria do vendosë një taksë shtesë ndaj prodhuesve të energjisë elektrike që po fitojnë nga kriza energjetike. Bëhet fjalë për hidrocentralet e ndërtuara me koncesion që shesin energjinë në bursë ku çmimet janë rritur 10 herë. “Inflacioni një flamë në të gjithë kontinentin… qeveria këtu sepse ka marrë përgjegjësi për ta lehtësuar këtë barrë. Nëse ne nuk do kishim mbrojtur çmimin e energjisë në bizneset tuaja, sot to të ishin falimentuar, jo më të rrisje volumin e të ardhurave siç ka ndodhur”, deklaroi Edi Rama.

Kryeministri solli shembullin e Italisë ku çdo ditë mbyllen biznese si pasojë e energjisë elektrike e që kjo mos të ndodhë në Shqipëri. Rama tregoi për planin e qeverisë i lidhur me prodhuesit e energjisë. “Tatim të jashtëzakonshëm për prodhuesit e energjisë. Kanë fitime marramendëse që vinë nga fati. Tatim shumë më të lartë. I një kohe të jashtëzakonshme, që një grup njerëzish të nxjerrin fitime ndërkohë që ne këtu flasim që nuk mund të rrisim dot këto tre muaj pagat e zjarrfikësve. Taksa që ne duam të vendosim për t’u kaluar nga prodhuesit te njerëzit”, theksoi Rama.

PENSIONET

Kryeministri Rama deklaroi gjatë një takimi me qytetarë të Përmetit se qeveria e ka gati planin e masave antikrizë që është parashikuar në buxhetin e viti të ardhshëm. Rama siguroi se do të bëhet një shpërndarje e drejtë e të ardhurave shtesë që janë grumbulluar në arkën e shtetit si pasojë e rritjes së çmimeve. “Me buxhetin e ri që e kemi gati, do të kemi të tjera masa që aktivisht t’u qëndrojmë pranë të gjithëve dhe në mënyrë solidare të ndajmë mes gjithë anëtarëve të kësaj familjeje të madhe që janë familjet shqiptare dhe bizneset e tyre atë që është në dispozicion, duke garantuar një shpërndarje të drejtë të rritjes së të ardhurave që ka ardhur nga rritja e çmimeve”, theksoi z.Rama.

Edhe këtë fundviti do të ketë bonus për pensionistët, përfshi zerim të taksës për të gjitha pagat deri 50,000 lekë. “Kemi bërë gati bonusin për pensionistët në prag të fundvitit dhe kemi bërë gati zerimin e taksës për të gjitha pagat deri në 50 mijë lekë. Të gjitha këto e zbusin efektin e krizës. Nga ana tjetër do vazhdojmë të mbështesim të gjitha nismat në turizëm dhe agroturizëm”, tha Rama.

Rama: Fasha e çmimit të energjisë varet nga reshjet

Kryeministri Rama deklaroi nga Përmeti se qeveria po shikon mundësinë për të shtyrë vendosjen e fashës 800 kWh për energjinë elektrike edhe në muajin nëntor. Megjithatë, ai u shpreh se deri në këtë moment gjasat janë që kjo të mos ndodhë, duke iu referuar kushteve atmosferike. “Qeveria është aty sepse ka marrë besim për të bërë të pamundurën për të lehtësuar barrën. Nëse nuk do kishim mbrojtur çmimin e energjisë elektrike për bujtinat shumë nga ju do kishin falimentuar. Shikoni se çfarë ndodh në vende shumë më të përparuara se ne. Në Itali çdo ditë mbyllen biznese, hotele, agroturizëm, sepse nuk përballojnë dot më energjinë. Për ne është jetike të mbrojmë deri në fund familjet dhe biznesin e vogël.

Dhe të bëjmë diçka më shumë edhe për sipërmarrjet më të mëdha që nuk e kanë të lehtë. Kemi vendosur një fashë për të stimuluar kursimin dhe për të ulur konsumin e tepërt të energjisë. Ne mezi presim të shikojmë një mundësi të vogël që krijohet për të bërë një hap më shumë për të lehtësuar barrën e familjeve dhe bizneseve të vogla sidomos. U krijua një mundësi e vogël për ta shtyrë vendosjen e fashës dhe për të mos e vënë në muajin tetor. Për shkak edhe të një moti të qëndrueshëm edhe sepse ka nisur një ndërgjegjësim për të kursyer. Patëm reshje. Për të fjetur gjumë rehat dhe për të thënë o sa mirë që doli dielli. Kemi ardhur në një kohë kur Perëndia të na fali e shohim diellin me inat. Edhe për muajin nëntor po presim nëse do na krijohet një mundësi që për momentin nuk e kemi”, tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular