Një shpërthimi i fuqishëm ka tronditur kryeqytetin pak pas mesnate, rreth orës 12:15 të kësaj të mërkure.
Burimet te startnews me dije se lënda plasëse i është vendosur një biznesi në sheshin Wilson
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në biznesin që ishte një dyqan për shitjen e produkteve të kozmetikës.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.
Zhurma e shpërthimit ka qenë tepër e fortë, duke u dëgjuar në zona të ndryshme të kryeqytetit.