BallinaKryesoreAlibeaj për “Dosjet”: Jam kokulur! Duhet të ishte bërë 3 dekada më...

Alibeaj për “Dosjet”: Jam kokulur! Duhet të ishte bërë 3 dekada më parë

spot_img
spot_img

Deputeti Enkelejd Alibeaj, nga foltorja e Kuvendit tha se sot, pas 31 vitesh nga rënia e diktaturës, ndihet kokulur për arritjen për hapjen e dosjeve, ndërsa shtoi se duhej bërë më parë.

Ai tha se është “litar i shoqërisë shqiptare që nuk e le këtë vend të shkojë përpara”.

“Vete une I pari jam kokulur per arritjen per hapjen e dosjeve, sot 31 vite pas renies se sistemit me te tmerrshem dictatorial.  Duhet te jemi kokulur para 34 135 të burgosur për arsye politike. 59 009 të internuar. 7 022 prej tyre vdiqën prej trajtimit shtazarak.  984 të vdekur në burgjet e komunizmit. 6027 të ekzekutuar me dhe pa gjyq. 308 persona kanë humbur aftësitë mendore në burgje nga torturat,  mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, nuk iu janë gjendur eshtrat ende sot!

Eshte vetem nje detyrim I vonuar I bere pas kaq shume kohesh. Ajo qe ne kemi kerkuar eshte hapje e plote e dosjeve per kedo, nuk eshte simbolizmi I ndarjes nga diktatura, por ai I ndarjes nga tranzicioni. Une besoj se eshte nje detyrim moral, qe mbase historia me vone duhet ten a falenderoje. Hapja e dosjeve s’duhet per te pare se kush kane qene punetoret, ekzekutoret, ekspertet, drejtues e gardian burgjesh qe vdekjen e njerezve te pafashem e kane patur buken e gojes se perditshme.

 

 

Ne 2022 vendi I cili kerkon integrimin ne BE duhet ta kishte bere kohe me pare. Eshte fillimi I nje procesi purifikues I kesaj shoqerie, duhet ta shikojme cullak, per ta pare se si eshte gjendja sot.

Eshte litar I shoqerise shqiptare qe nuk e le kete vend te shkoje perpara. Nuk ka asnje lloj triumfalizmi, per ate qe kemi patur mundesi ta bejme por nuk e kemi bere. Na falni shqipetar kudo, ju qe keni vuajtur ne burgjet e diktatures, qe nuk keni gjetur eshtrat, qe menduam kaq vone jo vetem per ju qe keni vuajtur, por edhe per brezat qe do vijne. Ndjesë!”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular