BallinaKryesoreKanceri i Gjirit, simptomat, faktorët e riskut, parandalimi

Kanceri i Gjirit, simptomat, faktorët e riskut, parandalimi

spot_img
spot_img
Nga Dr.Henrik Zotaj
Kanceri i Gjirit
Simptomat, faktoret e riskut, parandalimi
Kjo semundje perben padyshim patologjine me serioze te gjirit dhe nje nga problemet me te rendesishme per shendetin e grave ne pergjithesi.
Nje.. ne cdo Nente gra, preket nga kanceri i gjirit
Ne shqiperi preken mbi 700 gra dhe vajza cdo vit nga kjo semundje.
Faktori me i rendesishem nga i cili varet suksesi ndaj kesaj patollogjie eshte koha e zbulimit te semundjes, per keto arsye ne shume vende te botes organizohen fushata masive per depistimin e kancerit te gjirit tek grate e shendetshme.
Depistimi apo kontrolli është zbulimi i hershëm i kancerit, kur ju..akoma nuk keni asnjë shenjë të sëmundjes.
Testet më të besueshme që përdoren për diagnostikim të hershëm të kesaj patollogjie jane.
Vetekontrrolli i gjirit
Mamografia e gjirit
Ekzaminimi klinik i gjirit.
1.Vetkontrolli i gjirit
Vetekontrolli, eshte metoda me thjeshte dhe duhet bere te pakten nje here ne muaj, koha me e mire eshte java e pare pas ciklit menstrual. Duke Kontrolluar të gjitha pjesët e gjirit, pjeset afër gjirit dhe pjesen e aksilave.
Ndryshimet qe duhen vene re, gjate vetekontrollit te gjirit:
Struktures, permasave dhe simetrise se gjirit.
Ndryshime te formes si: Gunga, enjtje, formacione nodulare, thellime, rrudhosje te gjirit.etj.
Ndryshime ne pamjen e jashtme te lekures ose areoles si:
terheqje ne brendesi, deformime te ndryshme, skuqje, plasaritje, lekure portokalli..etj.
Rrjedhje gjaku, qumshti ose sekrecione te tjera nga thithi.
Ndryshime te konsistences, (fortesise) ne prekje, ndryshime te ndjeshmerise etj.
2.Ekzaminimi klinik i gjirit.
Eshte i nje rendesie te vecante, ai ka te beje me kryerjen e vizitave dhe kontrolleve periodike te personeli mjekesor.
Nje vizite te personeli mjeksor, kryesisht te mjeku Senolog, Onkolog ose Mjeku i familjes, te pakten nje here ne vit.
3.Ekzaminimet imazherike.
Mamografia e gjirit, duhet kryer cdo vit, per grate dhe vajzat mbi 40 vjec, qe kane ose kane patur te aferm me kancer te gjirit ose te vezoreve dhe cdo 2 vjet per pjesen tjeter te grave dhe vajzave.
Nen moshen 40 vjec me interes do ishte ekografia e gjirit.
Nese vini re, ndryshime ne strukturen e gjirit nuk duhet te shqetesoheni nga keto ndryshime sepse shumica e ketyre ndryshimeve, shkaktohen nga patologji te gjirit por, qe jane te parrezikshme per jeten, te tilla jane.
Crregullime te natyres hormonale, tumore beninje, formacione kistike
Infexione te ndryshme, gjendje inflamatore..etj. te cilat jane te parrezikshme per jeten dhe sherohen pas nje trajtimi efikas.
Faktorë e rriskut.
Shkaku i saktë i kancerit të gjirit nuk është përcaktuar ende, nga ana tjetër ka disa faktorë qe shtojne rrezikun per kancer te gjirit.
* Mosha mbi 50 vjeç.
Me rritjen e moshes rritet propabiliteti per tu prekur nga nga kjo patollogji..megjithese vitet e fundit me shume se 20 % e tumoreve te gjirit zbulohen ne mosha me te reja.
* Histori familjare të kancerit të gjirit, veçanërisht kur ne familje eshte ose ka qene prekur nëna, motra ose vajza.
* Ndryshimet gjenetike prezente (mutacione) ne genet BRCA1, BRCA2.
Mutacionet e këtyre lloj gjeneve lidhen me rritjen e rrezikut të zhvillimit të kancerit të gjirit dhe vezoreve.
* Histori familjare me
kancer të ovarit.
* Femrat që nuk kanë lindur fëmijë ose lindjen e parë e kanë bërë pas moshës 30 vjeç.
* Menstruacione e para në moshë shumë të hershme, para moshes 12 vjeç.
* Menopauzë pas moshës 50 vjeç.
* Përdorimi i mjekimit me hormone si:
(estrogjen + progesteron) për një kohë të gjatë, më shumë se 5 vite.
* Densitet të shtuar të indeve të gjirit.
* Trajtimi me Radioterapi të sipërfaqes së gjirit, veçanërisht para moshës 30-vjeçare.(p.sh.trajtimi i limphomave Hodgkin)
* Mbipesha dhe obeziteti, sidomos në menopauzë.
* Përdorimi i alkoolit.
* Duhanpirja.
* Marrja e kontraceptivëve nga goja e pakontrolluar nga mjeku.
* Dieta dhe ushqimet e pasura me yndyrna shtazore.
* Moskryerja e aktivitetit fizik.
A mund të zbulohet kanceri i gjirit ne gra me risk te larte.
Nese ju jeni nje nga grate ose vajzat me risk të lartë për tu prekur nga kanceri i gjirit, ju mund të keni mundësi të kryeni:
* Teste depistuese në moshë me të re dhe më shpesh se rekomadimet.
* Vlerësim të riskut gjenetik.
* Disa trajtime parandaluese si marrja e anti-estrogeneve ose kirurgjia profilaktike.
Parandalimi i kancerit te gjirit.!
Si mund te minimizojme rrezikun për t’u prekur nga Kanceri i Gjirit.
Studimet kanë treguar se ndryshimi i stilit të jetes ndikon ndjeshem në uljen e e probabilitetit për t’u prekur nga kanceri i gjirit, përfshirë edhe grate ose vajzat të konsideruar me rrisk të lartë për t’u prekur.
Duke ulur ndjeshem perdorimin e alkolit.
Ajo ç’ka sdudimet dhe specialistet recomandojne është, ulja e konsumit te alkoolit në jo më shumë se 1 gotë në ditë.
Ti themi Jo, duhan-pirjes
Po keshtu ka shume studime qe tregojne nje lidhje te drejtpërdrejtë midis duhanit dhe kancerit të gjirit, sidomos te gratë në pre-menopauzë.
Mbani nën kontroll peshën tuaj
Të qenit mbi peshë ose te qenit obezë, rrit rrezikun për kancer gjiri sidomos per grate qe jane obeze në periudhën post-menopauzë.
Kryeni sa me shume aktivitet fizik
Aktiviteti fizik ndihmon në mbajtjen e një peshe të shëndetshme e cila nga ana tjetër ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit. Me se paku 250 minuta aktivitet fizik të moderuar në javë.
Ushqyerja me gji.
Ushqyerja me gji, luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit të gjirit.
Sa më shumë të zgjasë periudha e ushqyerjes me gji, aq me shumë rritet edhe efekti mbrojtës ndaj kësaj sëmudje.
Reduktoni dozat dhe kohëzgjatjen e hormon-terapisë ne menopauze
Nëse jeni duke marre hormon-terapi për të dominuar simptomat e menopauzës, per nje periudhe 3-5 vjet duhet te limitoni dozen dhe konsultohuni me specialiste per alternativa te tjera trajtimi.
Rrezatimi.
Ekspertet keshillojne qe te evitohet sa me shume te jete emundur ekspozimi ndaj ndaj rrezeve radioaktive dhe ndotjes ambientale.
Dieta.
Një dietë e shëndetshme ushqimore mesdhetare ndihmon në uljen e rrezikut për t’u prekur nga disa lloje kanceri..e ne vecanti nga kanceri i gjirit.
Kjo për faktin se dieta mesdhetare bazohet kryesisht në ushqime me bazë bimore si frutat, drithërat, perqimet, bishtajoret dhe arrat. Personat që zgjedhin këtë dietë ushqimore automatikisht zgjedhin konsumin e yndyrnave të shëndetshme si vajin e ullirit në vend të gjalpķit dhe peshkun në vend të mishit të kuq.
Ne perfundim:
Jeni vigjilent dhe bëni kontrolle periodike të gjirit.
Nëse vini re, ndonjë ndryshim si psh. kokërr në gjoks ose ndryshime në lëkurë, duhet të drejtoheni menjëherë për konsultë te mjeku specialist senolog, onkolog ose mjeku juaj i familjes.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular