BallinaAktualitet“Motra do sjellë 20 mijë paund tre herë në vit”/ Doganieri i...

“Motra do sjellë 20 mijë paund tre herë në vit”/ Doganieri i Rinasit i kërkon rryshfet qytetares: Sa ka ndërmend të më japë? Mos na sjell ndonjë polic se na more në qafë

spot_img
spot_img

Një rast i kërkimit të rryshfetit nga një doganier në aeroportin e Rinasit është denoncuar nga një qytetare. Sipas videos së publikuar nga emisioni “Stop”, bëhet fjalë për përgjegjësin e Zyrës së Doganës në Rinas, Donald Dikollarin.

donald-dikollari

Një qytetare i ka kërkuar atij një “favor” duke u shprehur se motra e saj kërkon që të kalojë nga 20 mijë paund të paktën tre herë në vit.

Donaldi tregohet i kujdesshëm dhe e pyet zonjën, se kush e ka drejtuar tek ai. Më pas i thotë, që të fusë telefonin në xhep nga frika e regjistrimit.

Fillimisht Donaldi kërkon që të krijojë besim dhe më pas bën “pazar”, pasi shuma e ryshfetit do të ndahet.

Qytetarja: Donaldin doja të lutem! Si kaluat? Ela! Si jeni?

Donald Dikollari: Kush?

Qytetarja: Ela, Ela!

Donald Dikollari: Ela?

Qytetarja: Ela! Ju jeni Donaldi?

Donald Dikollari: Po!

Qytetarja: Se unë personalisht nuk ju njoh.

Donald Dikollari: S’ka gjë. Hajde lëvizim andej!

Qytetarja: Ok! Rrofsh! Se ngaqë shumë zhurmë këtu edhe…

Donald Dikollari: Fol e qesh!

Qytetarja: Unë doja t’ju pyesja pak për sa i përket këtyre, që vijnë nga Anglia!

Donald Dikollari: Hë, hë!

Qytetarja: Që vijnë me, me shuma të mëdhaja.

Donald Dikollari: Po!

Qytetarja: Më saktë time motër është…

Donald Dikollari: Kush të ka dërguar ty?

Qytetarja: Kot nuk jam drejtuar këtu te ti.

Donald Dikollari: Po mirë e di, prandaj të them.

Qytetarja: Vërtet s’kam ardhur…

Donald Dikollari: Hajde më, se nuk të kallzoj. Ore nxirre tani!

Qytetarja: Informacioni nga brenda më ka ardhur, kështu nga njerëz të njohur, që e kanë kaluar këtë pjesë.

Donald Dikollari: Po thuj më, se kush është ai!

Qytetarja: Tani, unë personalisht personin tjetër nuk e nuk është se e njoh, po…

Donald Dikollari: Nga je ti?

Qytetarja: Unë vetë?

Donald Dikollari: Nga Kukësi?

Qytetarja: Jo, jo! Jam nga Librazhdi. Po kam, bashkëpunoj. Në Kukës kemi njerëz, në Angli e gjëra.

Donald Dikollari: Po më thuj pra, kush je ti? Ta di!

Qytetarja: Jo, unë Ela jam. Unë u prezantova, po personi, personi fiks domethënë, nuk është, se unë e njoh. Personi tjetër ka të fejuarën, që më ka thënë, që punon me time motër edhe jemi lidhur në këtë formë.

Donald Dikollari: Ku punon djali?

Qytetarja: Në Angli.

Donald Dikollari: Në Angli? Hajde!

Qytetarja: Hë hajde, hajde, po për mua dalim këtej!

Donald Dikollari: Dalim nji xhiro, ngaqë nuk ju njoh prandaj!

Qytetarja: Dalim, dalim, pa merak!

Donald Dikollari: Fute atë telefonin në xhep! Hajde!

Qytetarja: (Nuk kuptohet)

Donald Dikollari: Ç’ne, që të ka thënë ai ty, prandaj po të them? Kjo më bëri çudi.

Qytetarja: Tani përderisa…

Donald Dikollari: Po je mjeshtër, do tregosh fiks tani, ça bën?

Qytetarja: Tani vetëm me të gënjyer.

Donald Dikollari: Që të krijojmë besimin.

Qytetarja: Vetëm me të gënjyer, me të thënë…

Donald Dikollari: Po s’ka rëndësi.

Qytetarja: Emra fiks e kështu…Unë erdha, sepse me ta thënë troç…

Donald Dikollari: Troç, troç!

Qytetarja: O burrë, troç fare, bëhet fjalë për shumën mbi 20 mijë pound.

Donald Dikollari: Hë!

Qytetarja: Unë e di, që këtu nuk kalohet.

Donald Dikollari: Po. Vazhdo tani, çfarë ke për të thënë!

Qytetarja: Troç muhabeti!

Donald Dikollari: Troç, o troç!

Qytetarja: Bëhet fjalë, që vjen të paktën 3 rrugë në vit.

Donald Dikollari: 3 herë në vit?

Qytetarja: Eh, 3 herë në vit. Po dua ta di troç, shkurt muhabeti, unë po të them për 20 mijë pound. Sa është pjesa, që do ti? Shkurt! Po i biem troç muhabetit.

Donald Dikollari: Si e ke emrin ti?

Qytetarja: Ela!

Donald Dikollari: Ela, kush?

Qytetarja: Ela Hoxha!

Donald Dikollari: Kush të vjen këtu? Motra?

Qytetarja: Motra!

Donald Dikollari: Më kë është martuar motra jote? Kuksian? Apo punojnë kështu?

Qytetarja: Nuk është, se janë të martuar.

Donald Dikollari: Se ideja është, që ti ke ardhur në emrin tim. Ti shyqyr, që ke ardhur në emrin tim!

Qytetarja: Nuk janë të martuar. Jo unë prandaj pyeta aty, se nuk mund të shkoja të flisja unë.

Donald Dikollari: E marr vesh, po a je e besueshme, apo jo? Se tani, si ta krijoj besimin, është ideja.

Qytetarja: Tani nuk është, se ndodh përditë, që të vijnë njerëz kështu me…

Donald Dikollari: Asnjë. Ti je e para.

Qytetarja: Po hë, pra!

Donald Dikollari: Po se je e para dhe unë ça ka bërë vaki. Kanë folur mirë për mu?

Qytetarja: Po si mendon ti?

Donald Dikollari : Nuk po tallem.

Qytetarja: Si, po si mendon ti, se erdha t’u drejtova ty, ndryshe… Ja, ma thuaj ti! Po të më kishin folur keq për ty, si do thoja? Unë prandaj po t’i them gjërat troç.

Donald Dikollari: A thua për emër tjetër, apo në emrin tim?

Qytetarja: Jo, jo vetëm në emrin tënd!

Donald Dikollari: Në emrin tim?

Qytetarja: Vetëm në emrin tënd. Unë dhe aty, ku shkova, nuk doja të drejtohesha, i rashë shkurt domethënë. E ke parasysh?

Donald Dikollari: Ti e dije, që isha në punë sot unë, apo thjesht rastësisht?

Qytetarja:  Jo, jo kam ardhur rastësisht, fare.

Donald Dikollari: Kur do vijë motra?

Qytetarja: Bëhet fjalë, që javës tjetër. Erdha, që të flasim njëherë. Po si mund të niset kështu?

Donald Dikollari: Po si do niset? Tamam do vijë ajo. Ta provojmë njëherë. Mos na ke ndonjë gjë kështu më? Mos na ke ndonjë, polici, na merr më qafë ore?

Qytetarja: Shiko!

Donald Dikollari: Kena kalamaj për të rritur ëre…

Qytetarja: Kalama kam edhe vetë unë, po mos ki merak! S’je vetëm ti. Kemi edhe ne të tjerët.

Donald Dikollari: Je e martume ti?

Qytetarja: Jam e divorcuar.

Donald Dikollari: E divorcuar?

Qytetarja: Kam dy vajza.

Donald Dikollari: Të kanë thënë ato kuksianët ty, që..?  Apo jo?

Qytetarja: Nga motra.

Donald Dikollari: Nga motra?

Qytetarja: Nga motra. Motra!

Donald Dikollari: Kush Behari? Kush?

Qytetarja: Tashi?

Donald Dikollari: Ma thuj troç, moj!

Qytetarja: Jo, jo atëherë. Shokët e këtij të…

Donald Dikollari: Dashurit të motrës, po, po.

Qytetarja: Se akoma s’është burrë. I tha, që të lutem, po pate mundësi shko tako filanin në Rinas!

Donald Dikollari: Po.

Qytetarja: Edhe ky flet troç, që mos të nisemi edhe…

Donald Dikollari: Jo, jo!

Qytetarja: Përfundojmë këtu te vendi.

Donald Dikollari: Unë, po ta dhashë llafin…

Qytetarja: Prandaj po të them.

Donald Dikollari: Do vish, do ikësh si zonjat, motra jote, e para. E dyta, nuk dua të flisni lart e poshtë, bëmë këtë, bëmë atë, bëmë kshu, bëmë ashtu!

Qytetarja: Kjo është për mbrojtjen tonë më tepër.

Donald Dikollari: Për mbrojtjen tënde pra dhe mbrojtjen tonë.

Qytetarja: Jemi…, këto janë gjëra zinxhir.

Donald Dikollari: Do iki si zonjat, do iki si zonjat. Ti do e presësh motrën?

Qytetarja: Unë, unë!

Donald Dikollari: Ok!

Qytetarja: Unë do vij.

Donald Dikollari: Në regull! Sa ka bërë mend me dhënë ajo?

Qytetarja: Po, atëhere bëhet fjalë për  20 mijë pound.

Donald Dikollari: Po!

Qytetarja: Bëhet fjalë thashë minimum 3 rrugë në vit.

Donald Dikollari: Po nuk ka rëndësi më, bëjmë rrugën e parë ne.

Qytetarja: Ok!

Donald Dikollari: Të krijosh besimin!

Qytetarja: Tani do më thuash ti, se sa është?

Donald Dikollari: Sa ka qejf ajo?

Qytetarja: Tashi këtë se përcaktoj dot unë. Këtë nuk mund të ta them. Kështu që këtë ma thuaj ti.

Donald Dikollari: Sa ka qejf ajo?

Qytetarja: Po jo o burrë se këtë s’ta them do unë se kush ka qejf, ja a ka na nji, ja më thuj ti a ka ndonjë njeri që ka qejf…

Donald Dikollari: A merr 10 % ajo?

Qytetarja: Hë?

Donald Dikollari: 10 %.

Qytetarja: 10%.

Donald Dikollari: A po janë punë kështu. Jo 10% e merr ajo 10 %? Vetë?

Qytetarja: Po varet.

Donald Dikollari: Apo janë punët e veta?

Qytetarja: Këto janë punët e asaj, domethënë mu më kanë thënë pikërisht që do vi me 20 mijë pound.

Donald Dikollari: Do vi me 20-të? Apo do vi me më shumë?

Qytetarja: Me 20-të, me 20-të.

Donald Dikollari: Shumë bukur.

Qytetarja: Tashi po lëvizi një dyshe këtë s’mund…

Donald Dikollari: Jo më, që atë dyshe është e vetja pra. 22-shi i bie dyshja te vetja. Sa ka ndërmend ajo?

Qytetarja: Hë?

Donald Dikollari: Nga dyshja, që do marri, sa do të lërë?

Qytetarja: Po këtë ma thuj ti pra, se unë nuk di ta them, se tani nuk është se ka njeri qejf me dhënë lekë, o burrë! Tashi, ça të të them unë? Që do jap kaq lekë?

Donald Dikollari: Ne takohemi te Fresku përpara? Apo si? Si do e lëmë takimin?

Qytetarja: Po pra po, do më thuash si,  paradhënie, a si janë? Si?

Donald Dikollari: Si të dojë ajo mo, si do të lejë. Atë ditë, kur të vij a, nëse do të iki drejt, të lëmë, mos ta ngacmojmë. Mos të merremi fare me atë punë.

Qytetarja: Takohemi të nesërmen thua?

Donald Dikollari: Nëse do në mëngjes, nëse do para. Nëse 1 orë para, kur të vish, kur të vijë ajo. Gjysmë  ore para. Si të duash ti!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular