BallinaAktualitet“Do vriteshin dy persona!”/ Artan Hoxha zbardh dy “shënjestrat” e atentatit: Njëri...

“Do vriteshin dy persona!”/ Artan Hoxha zbardh dy “shënjestrat” e atentatit: Njëri njihej si…

spot_img
spot_img

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje nga operacioni i zhvilluar në Elbasan ku u vunë në pranga dy persona, Rigers Spahiu dhe Luis Gaxhi, që akuzohen se po planifikonin një atentat.

Hoxha tha se njëri nga objektivat e tyre ishte personi që donte të vriste i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ditën që u plagos, Elton Kila (i thirrur Oti), kurse tjetri Abedin Mama që njihet ndryshe si Dine Çami.

“Ngjarja në Tiranë mbuloi operacionin në Elbasan. Kjo është në vazhdën e ngjarjeve që kemi nxjerrë te vrasjet me pagesë, që janë kthyer vrasësit në të pënduar. Policia e Elbasanit ka arrestuar një person që duhet të ishte në arrest shtëpie. Policia e ka gjetur në rruge dhe i ka bërë kontroll, i kanë gjetur gjysmë kile heroinë. I kanë marrë celularët dhe kanë gjetur lidhjet e një grupi personash, mes tyre Rigers Spahiu dhe Luis Gaxhi. Në banesën e Luis Gaxhit, janë gjetur 4 automatikë, tre pistoleta me silenciator, mina të telekomanduar dhe sasi eksplozivi. Policia ka ndërhyrë shpejt, sepse nga të dhënat që kanë marrë nga celulari, kanë zbuluar se në Elbasan po përgatiteshin dy vrasje. Njëri nga personat që do të vritej, është personi që donte të vriste Dumani ditën që u plagos. Personi tjetër objektiv për tu vrarë, Abedin Mama, ose Dine Cami, person në kërkim. Ky grup, njëri është vëllai i Arjan Spahiut, ekzekutuar në Bruksel. Tjetri është miku i ngushtë i tij. Tjetri djali i hallës. Janë pjesë e grupit të Erion Alibej. Policia ësht detyruar të veprojë shpejtë për të shpëtuar këta të tjerët. Javën e kaluar policia gjeti po një bazë tjetër në zonën e Belshit,”- tha Hoxha.

Sot, drejtori i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa doli në një konferencë për mediat njoftoi arrestimin e Gaxhit dhe zbulimin e bazës së armëve që shërbente si një vend ku merreshin armët për përdorimin e ekzekutimeve të bujshme. Po ashtu, bashkë me Gaxhin, policia bëri me dije se është arrestuar edhe Rigers Spahiu, vëllai i Arjan Spahiut, i vrarë më 27 nëntor 2020. Ai akuzohet se e ka ndihmuar Gaxhin. Gaxhi akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , “Mbajtja dhe prodhimi i armëve luftarake në sasi të mëdha” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, kurse Spahiu për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular