Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shfaqet një punonjës policie duke qëlluar një qytetar në anë të trotuarit pranë një automjeti.
Berisha shkruan se ‘krimineli me uniformë’ qëllon qytetarin. Nuk dihet se ku është xhiruar video dhe as shkaku i përplasjes mes personave që shfaqen në të
“Shikoni si e gjuan krimineli me uniformë i dyshes Rama-Çuçi qytetarin! Sb”, ka shkruar ish kryeministri krahas videos.