Fatbardh Kadilli ka bërë një status në Facebook, i cili ka kritikuar deputetë të opozitës që nuk e votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit.
Statusi i Fatbardh Kadillit në Facebook:
Turp për ata deputetë të opozitës që nuk e votuan ligjin për hapjen e dosjeve të sigurimit.
Nuk kanë asnjë shpjegim logjik, as politik.
Edhe më turp për ata deputetë që e kanë përdorur persekutimin politik në diktaturë si flamur.
Nuk kanë asnjë justifikim, as shfajësim!
Ku ishin?
Me kë janë?