Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shfrytëzuar dhe kohën e mirë për të kaluar një fundjavë të veçantë me familjen e tij në Kosovë.
Në një postim në Facebook, Basha ka publikuar foto ku shihet së bashku me bashkëshorten e tij Aurelën dhe dy vajzat Dafinën dhe Viktorian.
Familja Basha ka bërë një nga ndalesat pikërisht në qytetin, që kryetari i dorëhequr i PD-së e quan; Prizreni i historisë dhe bukurive të shumta natyrore.
Dhe padyshim në këtë ndalesë të parë në këtë qytet, ata ka vizituar muzeun historik ‘Lidhja e Prizrenit’, nga ku kanë publikuar dhe foto.