BallinaLifestyle"Noizy s'më ka kthyer lekët", reperi shqiptar zbulon shumën e çmendur që...

“Noizy s’më ka kthyer lekët”, reperi shqiptar zbulon shumën e çmendur që investoi për Noizyn

spot_img

Të gjithë i mbajmë mend këngët me të cilat Noizy u bë i famshëm, madje edhe sot reperi vazhdon t`i këndoje në koncertet e tij.

Hitet si ‘Otr me zemër'(një bashkëpunim me GBMC), ‘Jena mbretër’, ‘Malet e Dibrës’ etj, janë prodhuar në studion ‘Zig Zag Records’ të reperit GBMC.

Dikur investitor i Noizyt, dhe mik i tij, sot GBMC, shprehet se është penduar që ka shpenzuar aq shume para për karrierën e Noizyt, për të cilin tha se është mosmirënjohës.

Prej kohësh dy artistët nuk kanë kontakt me njëri-tjetrin dhe çështja ka përfunduar në gjykatë.

I ftuar së fundmi përballë moderatores Ester Bylyku, në emisionin ‘Glamour Zone’, GBMC zbuloi për herë të parë shumën që ka investuar për Noizyn në vitin 2009-2010 dhe nuk bëhet fjalë për një kuotë të vogël, por për shuma marramendëse.

I pyetur nga Ester, sa ka shpenzuar për Noizyn, GBMC zbuloi ekskluzivisht për ‘Glamour Zone:

‘Kam investuar mbi 100 mije euro dhe në atë kohë ishin shumë. Atëherë mund të kisha hapur nje gropë pallati. Mund të isha bërë bos me pallatet e mia.’

Më tej GBMC shtoi se Noizy i ka dërguar avokat për të zgjidhur mosmarëeveshjet mes tyre.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular