BallinaKryesoreVIDEO/Ka përshkruar 1.5 mln kilometra me “Mercedesin” e tij, mediat gjermane jehonë...

VIDEO/Ka përshkruar 1.5 mln kilometra me “Mercedesin” e tij, mediat gjermane jehonë historisë së taksistit shqiptar

spot_img

Deutsche Welle ka publikuar historinë e një 70-vjeçari shqiptar, i cili prej 15 vitesh ka në pronësi një Mercedes-Benz E-Class.

“Marrëdhënia e një taksisti profesionist me makinën e tij është vërtet e veçantë. Automjeti është mjeti i punës së tij dhe mirëmbajtja dhe funksionimi pa probleme është gjithçka për jetën e përditshme të pronarit.

Taksisti Luan Nina tregon me krenari se kilometrazhi i makinës së tij shënon 1.584.589 km ndërsa makinës gjatë të gjithë këtyre viteve nuk i është dashur të ndërrojë motorin, i vetmi ndryshim që ka bërë ndër vite është ndërrimi i guarnicionit

Makina ka një motor nafte 2.0, me katër cilindra, i cili prodhon 136 kuaj fuqi.

Fakti edhe më mbresëlënës sipas raportit është se një në tre makina që shiten në Shqipëri janë Mercedes të përdorur. Në fakt, shifrat tregojnë se në total janë 212 mijë Mercedes dhe të gjithë janë mbi 10 vjet.

Ndoshta shembulli më i mirë se sa i rëndësishëm është mirëmbajtja e rregullt dhe korrekte e një makine”, shkruan DW.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular