BallinaBotaVIDEO/ Shfaqje para kamerave apo problem shëndetësor? Largimi misterioz i ish-udhëheqësit të...

VIDEO/ Shfaqje para kamerave apo problem shëndetësor? Largimi misterioz i ish-udhëheqësit të Kinës nga Kongresi i Partisë Komuniste

spot_img

Pamjet e ish-udhëheqësit të Kinës, Hu Jintao, të cilit i kërkohet të largohet nga salla në Kongresin e Partisë Komuniste në Pekin janë bërë virale, ndërsa njerëzit përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.

Ka shumë pyetje dhe asnjë përgjigje deri më tani nga qeveria kineze.

Ish-udhëheqësi i vendit u shfaq ngurrues për të lëvizur. Po, përse?

Dy arsyet më të mundshme për largimin e tij janë: Ose ishte pjesë e politikës së pushtetit të Kinës, me një lider që përfaqësonte një kohë të mëparshme që u largua simbolikisht, ose se Hu Jintao ka probleme serioze shëndetësore.

Në ditën e parë të Kongresit, një javë më parë, ai hyri vetëm me ndihmën e një zyrtari. Atë ditë, ai dukej mjaft i dobët.

Megjithatë, nëse ai u largua në fund për shkak të sëmundjes, pse ndodhi kjo kaq papritur? Pse para kamerave? Ishte një urgjencë?

Në pamjet e publikuara shihet Xi Jinping duke u kthyer nga ish-kryetari i partisë dhe gjithashtu, në të majtë të Hu, figurat e larta Li Zhanshu dhe Wang Huning duken të shqetësuar.

Li madje u zhvendos për ta ndihmuar në një moment, por u tërhoq nga Ëang, si për të thënë, “Mos u përfshini në këtë”, shkruan BBC.

Pasi Hu Jintao u ngrit në këmbë, ai gjithashtu zgjati dorën për të marrë gabimisht shënimet e Xi.

Në këtë moment, ai u shfaq i hutuar. Udhëheqësi i Kinës i hoqi dorën Hu dhe mori përsëri shënimet.

Hu Jintao mori pjesë në seancën e mëparshme me dyer të mbyllura në ditën e fundit të Kongresit, më pas kamerat u lejuan të hynin në pjesën e fundit të ditës.

Pikërisht pasi ishin vendosur kamerat, zyrtarët iu afruan Hu dhe i treguan se duhej të shkonte.

Partia zakonisht nuk i transmeton këto gjëra në publik, ndaj mendohet se kjo mund të jetë një shfaqje e qëllimshme.

Hu Jintao përfaqëson një model shumë të ndryshëm për Kinën nga ai i Xi Jinping.

Ai drejtoi një udhëheqje shumë më kolektive dhe duhej të balanconte fraksionet e ndryshme të përfaqësuara në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike.

Vitet kur Hu mbajti presidencën, midis 2003 dhe 2013, u panë si një periudhë e hapjes ndaj botës së jashtme dhe rritjes së tolerancës ndaj ideve të reja.

Lojërat Olimpike të Pekinit 2008 ishin kulmi i ekspozimit ndërkombëtar. Kompanitë e huaja po krijoheshin në Kinë, turistët “vërshonin”, interneti ishte më i lirë, mediat lokale filluan të bënin gazetari të denjë dhe reputacioni global i Kinës po përmirësohej vazhdimisht.

Ndërsa Xi Jinping e ka çuar vendin në një drejtim shumë të ndryshëm. Qeveria aktuale ka inkurajuar shpërthimin e ndjenjave nacionaliste.

Në vend të kësaj, mesazhi për liderët e tjerë ka qenë se “koha e Kinës ka ardhur”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular