BallinaPolitikeFshehja kriminale pas të përndjekurve politikë!

Fshehja kriminale pas të përndjekurve politikë!

spot_img
spot_img
Nga Nebil Çika
E kam theksuar disa herë se justifikimi i mos hapjes së dosjeve të Sigurmit me faktin se një pjesë e të përndjekurve poitikë mund të kenë qenë bashkëpunëtorë është po aq kriminale sa persekutimi apo bërja me dhunë spiun !
Askush nuk e ka të drejtën të më privojë mua, çdo të përndjekuri e qytetari tjetër që mund të jetë spiunuar nga një i përndjekur politikë të drejtën për tu njohur me këtë fakt ! Kjo është kundër të drejtës së informimit dhe barazisë së shtetase para ligjit.
Përpjekja për të përjetuar nga hapja e dosjeve të Sigurimit të Shtetit është djallëzore dhe kriminale se së pari kërkon të na njollos si shtresë ne pa e ndarë përgjegjësinë personalisht midis atyre që kanë qëndruar e atyre që janë thyer midis nesh. Së dyti që të përdorej si shkelje e barazisë para ligjit, për të goditur atë në Gjykatën Kushtetuese .
Kush iu tha atyre se të gjithë informatorët nga të përndjekurit janë rekurtuar me dhunë ose ata që nuk vijnë nga shtresa e përndjekur nuk janë rekurtuar pa dhunë .
Un dhe çdo qytetar tjetër i këtij vendi që duam të informohemi mbi dokumentet që sigurimi i shtetit mund të ketë për ne dhe askush nuk ka të drejtë të na e mohojë këtë mundësi për shkak të statusit politike shoqëror në diktaturë të personit që mund të më ketë spiunuar mua dhe të tjerët.
Fakti që bashkëpuntori mund të ketë qenë i përndjekur politik i rëndon edhe me shumë ata se në krahasim me të tjerët, moralisht, kanë pasë detyrimin shumë më shumë se ata të mos pranonin të bëheshin spiunë në shkëmbim të mëshirës apo privilegjeve nga persekutorët .
Ka mes nesh me mijëra gra e burra, madje edhe fëmijë që kanë qëndruar si martirë përballë torturave, presioneve madje edhe përballë skuadrave të pushkatimit .
Në momentin e pushkatimit të poetëve Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës ,pasi pushkatuan njërin prej tyre ata të skuadrës së pushkatimit i ofruan tjetrit një mundësi: Po të firmoste si bashëpuntor i Sigurimit do ti falnin jetën .
AI edhe pse në buzë të varrit me shokën dje kushëriun të shtrirë pa jetë para këmbëve të tij nuk e pranoi këtë kompromis të ndyrë të sigurimit dhe shkoi drejt vdekjes me dinjitet .
Tani ata që kanë pranuar të kenë privilegje nga Sigurimi dhe qeveria komuniste në shkëmbin të spiunimit të të tjerëve, veprime që çonin në burg apo edhe pushkatim ata që spiunonin pse janë të veçantë e duhen mbrojtur me ligj.
Mendoj se kjo është një zgjedhje personale e viktimave të cilët në se nuk duan të lëndojnë bashkëvuajtësit spiunë të mos i marrin fare dosjet e tyre të sigurimit ose ti falin, të mos iu thonë gje fare atyre që i kanë spiunuar ! Por askush nuk a të drejtën ti pengojë ata që duan të dinë kush i ka persekutuar e spiunuar nga e drejta për informim mbi dosjet e sigirimit .
Të dashur bashkëvuajtës dhe bashkë luftarë .
Ne jemi shtresa që vendosëm me ndërgjegje të përballemi me diktaturën prandaj mos lejoni të na trajtojnë si inferiorë e gjynaqarë ata që na persekutuan . Ne jemi martirët ,viktimat jo spiunët e xhelatët. Kush nga radhët tona ka bashkunuar me Sigurimin kundër nesh ka zgjedhur verë të mos jetë pjesa jonë.
Ne na bashkon me shumë qëndresa se vujtaja, krenaria jo degradimi moral e politikë që po mundohen të na bëjnë komunistët dje bashkëpuntorët e tyre .
Mos u gënjeni nga propaganda dhe intrigat e komunistëve “antikomunistë” që po na mbajnë peng për 32 vjet . Qëndroni dinjitozë duke dëshmuar se keni ende gjene të pasardhësve tanë fisnikë.
Ata që bashpunojnë sot me ata që nuk duan të hapin dosjet sot nuk kanë asnjë ndryshim me ata që bashkëpunuan me Sigurimin dje , madje me keq se e bëjnë këtë në kushte lirie politike .
Por un besoj se shumica e atyre nga radhët tona që janë sot kundër hapjes se dosjeve vijnë nga radhët e spiunëve midis nesh ,janë në konflikt interesi me dosjet e tyre apo familjarëve të tyre .
Shumica jonë janë, ajo e pa kapitenin dhe pa konflikt interesi e mbështet këtë ligj e akt antikomunist që m shumë se kujtdo na shërben neve !
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular