Nga Prof.Gjok Vuksani
Konfiskimi i tokes” dhe ngritja e “Kooperativave Bujqesore” si strategji qeverisese e kryeministrit.
Ka dy dite qe kryeministri me nje pamje te shperfytyruar flet me fermeret nga Elbasani ne Fier me nje gjuhe pothuajse te pakuptueshme .
Fillon me bujqesine, pastaj kalon tek pedagoget reaksionar qe duan me shume para , ben nje intermexo me rubla ,vazhdon e flet per hiena , vrasje, funerale dhe ne fund i hakerrehet nje fermeri se ti nuk duhet te thuash se jemi zero sepse je alamet djali.
Me shume mundim kam arritur te evidentoj disa teza kryesore te Kryeministrit me anen e te cilave ai pretendon te zhvilloje bujqesisne.
Sipas tij nuk duhet shikuar TV , portale , rrjetet sociale sepse ato dizinformojne mbi gjendjen aktuale te bujqesise duke dhene kronika per hedhjen e prodhimeve ne kanal , per pamundesine e punimit te tokes me 2400 leke litrin e naftes , per rritjen e cmimit te inputeve bujqesore, por shqiptaret duhet te degjojne lajmet e fabrikuara nga Kryeministria , Ministria e Bujqesise ,pasi vetem ata jane burimi i se vertetes.
Iniciativa tjeter qe u theksua me force sot nga AI, ishte ndermarja e nje “norme juridike” nga ana e qeverise per te sanksionuar fermeret qe nuk e punojne token.
Madje ai arriti deri aty sa kercenoj pronaret se toka nuk eshte vetem e juaja por edhe e shtetit dhe ne duhet te marrim masa shtrenguese gjobe ose ndoshta deri ne konfiskimin e saj .
Filozofia e qeverisjes se rilindjes me sa duket eshte nje reforme tjeter agrare si e 1946 ku toka ju merret pronareve dhe ju shperndahet te tjereve “investitoreve strategjik ne bujqesi”.
Nje gje eshte e sigurte ne gjuhen e kryeministrit qe “normat” qe do vendosen nga qeveria jane te natyres represive dhe jo te natyres stimuluese me politika mbeshtetese qe e bejne fermerin te interesuar per te punuar token e tij.
Teze tjeter etatiste e kryeministrit ishte ndertimi i ndermarjeve te perbashketa ndermjet grupeve te fermereve dhe bashkive te ndryshme te vendit.
Ngritja e ketyre “Kooperativave bujqesore “ do behej me fonde te fermereve dhe te bashkise, me kredi te marre nga fermeret ,por me e cuditshmja ishte se “Kryetarin e Kooperatives “ do ta vendoste bashkia, ne menyre qe fermeret te mos shqetesohen per menaxhimin e saj.
Sipas kesaj teze ngritja e ndermarrjeve do te realizohet sipas parimeve te ekonomise se tregut me financim te perbashket nga entet shteterore dhe private , me kredi bankare te marra nga fermeret por drejtuesin duhet ta vendoste ne menyre arbitrare shteti (bashkia ) pa marre parasysh se kush ka shumicen e kapitalit .Absurditete te tilla mund te degjohen vetem ne nje vend komunist si Koreja e Veriut apo Kuba .
Ndersa persa i perket mungeses se tregut te produkteve bujqesore dhe kalbjes se prodhimit ne are Kryeministri kishte nje zgjidhje “ABSURDE “ te priten varietetet e molleve dhe qershive qe nuk kane treg dhe te rimbillen nga fillimi, pa marre parasysh djersen e derdhur nga fermeret per ngritjen e tyre, shpensimet e kryera dhe efikasitetin e ketyre investimeve.
Ne lidhje me rritjen e cmendur te cmimit te inputeve bujqesore ministrja e “Akademise se barinjeve” e kishte zgjidhur me rritjen e kontrolleve(represionit ) nga ana e inpektoriateve gjobevenes te Ministrise se Bujqesise, se c lidhje ka rritja e cmimit te inputeve me kontrollin vetem ajo e di . Cmimet ulen me politika fiskale duke hequr taksen prej 10% te vendosurse fundi per importin e inputeve bujqesore apo duke subvencionuar fermerin per blerjen e tyre.
Gjithashtu ndermjet rreshtave u theksua rritja e kapaciteteve agroperpunuese ,por pa patur nje studim paraprak te fizibilitetit , pa marre ne konsiderate lenden e pare te prodhuar ne zonat perkatese , apo efikasitetin e ndertimit te tyre .
Ne logorene e fjalimeve te” liderit global” qe nuk ka fare dijeni per bujqesine dhe fermeret, nuk kishte asgje racionale per rritjen e normes se subvencionimit te bujqesise ne vendin tone, me vetem 3 euro per hektare , e cila rezulton te jete 20 here me e vogel se ne Kosove per vitin 2021.
Kryeministi nuk tha asgje per Progres raportin e KE qe theksoi se Shqiperia nuk ka progress ne fusha prioritare te bujqesise si:
Buxheti kombëtar i bujqësisë vazhdon të jetë i ulët dhe IPARD nuk duhet të përdoret si zëvendësues për skemat e mbështetjes kombëtare.
No progress në krijimin e një sistemi identifikimi të parcelave të tokës (LPIS).
No progress në krijimin e nje tregu te përbashkët (CMO) bazuar ne rregullat e BE (CAP).
Kapacitetet institucionale ne fushen e bujqesise jane ende në nivel të ulët. Etj etj
Pra e thene ndryshe ky raport certifikon te gjitha deshtimet e qeverise ne fushen e bujqesie te ekspozura ne menyre frekuente nga opozita shqiptare, ndersa Kryeministri deklamon “konfiskimin e tokave” dhe ngritjen e “koperativave bujqesore”.
Drejtues i Departamentit te Bujqesise PD-se