BallinaKronikeMiku i 32-vjeçarit Lear Kurti tregon dëshmitë në polici: Ja çfarë më...

Miku i 32-vjeçarit Lear Kurti tregon dëshmitë në polici: Ja çfarë më tha Ardi Veliu

spot_img
spot_img

Një prej miqve të Lear Kurtit, 32-vjeçarit i cili humbi jetën pas arrestimit, ka treguar momentet e fundit të jetës të të riut

Ai thotë se ka qenë dëshmitar në momentin e arrestimit, teksa shton se Leari ndërroi jetë si pasojë e torturave.

Miku i 32-vjeçarit, i cili nuk është identifikuar, u shpreh për emisionin “Piranjat” se është marrë në pyetje dhe nga drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu.

Sipas tij, Veliu e ka pyetur nëse ka parë dhunë nga ana e policisë brenda makinës.

 “Këtë pyetjet ma bëri edhe drejtori i AMP, Ardi Veliu, dhe më tha nëse kam parë që makina mund të ketë pasur lëkundje. Apo nëse kam parë dhunë në makinë? Unë i thash që rrugët tona janë të gjithë gropa” tregon ai.

“Ka qenë Ardi Veliu, më ka pyetur edhe Prokurori. Më kanë marrë shumë veta në pyetje unë i qëndroj këtij versioni. Këta kanë nxjerrë versionet e tyre. Jo ka vdekur nga mbidoza, nuk ka lidhej fare. Këta turp të kenë. Policët që kanë thënë atë natë duhet të bëhen burra dhe të thonë ‘Po ne u acaruam se na iku’. Të thonë të vërtetën. Leari ka ndërruar jetë nga torturat e këtyre dhe nuk e kanë kuptuar që djali ka pasur sëmundje. Sapo e ka marrë vesh edhe vetë ai. Se kanë kuptuar se pse ka qenë e axhituar dhe djali dha shpirt.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular