BallinaAktualitetRAPORTI/Autoriteti i Dosjeve: Ja sa spiunë janë zbuluar në Ministrinë e Brendshme,...

RAPORTI/Autoriteti i Dosjeve: Ja sa spiunë janë zbuluar në Ministrinë e Brendshme, Jashtme, SHSIH, Gardë dhe Fakultetin…

spot_img
spot_img

Deri në vitin 2019, Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar se janë 30 bashkëpunëtorë të Sigurimit me funksione të larta në administratë, ndërkohë që së fundmi vetë AIDSSH bëri të ditur se janë 6 politikanë që gjithashtu kanë qenë bashkëpunëtorë, por nuk verifikohen dot sepse kanë qenë subjekte të komisioneve “Bezhani” dhe “Mezini”.

“Autoriteti në dy vite ekzistencë ka verifikuar të paktën 1500 figura, të cilët janë të gjithë zyrtarë shumë të lartë, natyrisht ashtu siç i ka ligji. Për organet e larta të drejtësisë kemi verifikuar rreth 550 figura dhe 4 prej tyre janë gjetur me probleme. Në dokumentet e sigurimit nga 1500 figura rreth 30 janë gjetur me probleme“, ka deklaruar më herët drejtuesja e AIDSSH, Gentiana Sula.

Ndërkohë, gjatë vitit 2021, Autoriteti i Dosjeve ka verifikuar 397 individë, ndërsa gjatë vitit 2020 ka verifikuar 271 persona. Në vitin 2021 ka rezultuar se 14 kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit, ndërsa gjatë vitit 2020 ky numër ishte 11.

Për organet e reja të vetingut në Drejtësi (KLP, KED, KLGJ, SPAK, BKH, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, Prokurori etj), janë verifikuar gjithsej 578 kandidatë, nga të cilët 13 kandidatë figurojnë në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit si ish-hetues, ish-prokurorë ose ish-anëtarë trupi gjykues në procese politike që lidhen me fushën e veprimit të ligjit nr 45/2015, i ndryshuar dhe 565 rezultojnë të pastër.

Ndërkohë, për procesin e vetingut në polici janë verifikuar gjithsej 94 kandidatë, nga të cilët 6 kandidatë figurojnë me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, si bashkëpunëtorë ose si anëtarë të strukturave të ish-Sigurimit

Raporti/ Autoriteti i Dosjeve tregon sa spiunë janë zbuluar

Në total për vitet 2017- 2021 janë verifikuar gjithsej 2.189 persona dhe ka rezultuar se 71 janë bashkëpunëtorë të Sigurimit.

Në Ministrinë e Jashtme, Autoriteti ka konstatuar se 7 persona figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit. Nga verifikimi, Autoriteti ka dalë me vendimet për zyrtarët me inicialet F.R.; E.M.; Ll.K.; J.Sh.; G.S.; A.A. dhe A.D.

Raporti/ Autoriteti i Dosjeve tregon sa spiunë janë zbuluar

Në Ministrinë e Brendshme, 1 person figuron në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit (A.XH.).

Raporti/ Autoriteti i Dosjeve tregon sa spiunë janë zbuluar

Në SHISH, 3 persona me inicialet K.P.; Q.D. dhe R.M.

Raporti/ Autoriteti i Dosjeve tregon sa spiunë janë zbuluar

Në Fakultetin Ekonomik të UT, 2 persona figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit A.M. dhe I.K

Raporti/ Autoriteti i Dosjeve tregon sa spiunë janë zbuluar

Në pushtetin vendor 2 raste, D.H.S. dhe Z.K. figurojnë në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit

Në Gardën e Republikës, 1 person me inicialet Q.P. figuron në dokumentacionin e ish-Sigurimit të Shtetit./CNA.al

Raporti/ Autoriteti i Dosjeve tregon sa spiunë janë zbuluar

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular