Borsi Johnson është tërhequr nga kandidimi për zgjedhjen e kryeministrit të ri të Britanisë së Madhe.
Në një deklaratë me shkrim të shpërndarë për mediat, Johnson thotë se ky nuk është hapi më i mirë i mundshëm në këtë moment, teksa shton se ai nuk mund të qeveris në mënyrë efektive nëse nuk ka një parti të konsoliduar dhe të plotë në Parlament.
Ndër të tjera, Johnson ka treguar se ai ka pasur mbështetjen e të paktën 102 deputetëve britanikë për të garuar.
“Sonte dua të konfirmoj se unë kam mbështetjen e 102 deputetëve ndaj edhe mund të depozitoj kandidaturën time që nesër. Ekziston dhe shansi që unë të fitoj në zgjedhjet brenda Partisë konservatore dhe brenda të premtes mund të rikthehesha në Doëning Street. Por jam menduar gjatë ditëve të fundit dhe arrita në konkluzionin se kjo nuk është gjëja më e mirë që mund të bëj momentalisht. Askush nuk mund të qeverisë me nëj parti që nuk është e plotë në Parlament” – shkruan Johnson.
Në anën tjetër, pretendenti favorit për t’u zgjedhur kryeministër është Rishi Sunak, i cili deri më tani gëzon mbështetjen e të paktën 142 deputetëve.