Rishi Sunak ka mbajtur fjalën e tij të parë si kryeministëri i Britanisë, pasi takimit me Mbretin Charles.
“Aktualisht, vendi ynë po përballet me një krizë të thellë ekonomike. Pasojat e Covid vazhdojnë ende dhe lufta në Ukrainë ka destabilizuar tregjet në mbarë botën”, thotë ai.
Ai shtoi se Liz Truss kishte të drejtë që donte të përmirësonte rritjen dhe se ky ishte një “qëllim fisnik”.
“Por janë bërë gabime”, theksoi Sunak, duke shtuar se është zgjedhur kryeministër për t’i ndrequr ato.
Kryeministri britanik tha se do të vijnë ‘vendime të vështira’ sepse “nuk do të lërë brezin e ardhshëm të zgjidhë problemin e borxhit”.
“Ju ishit dëshmitarë, gjatë Covid bëra gjithçka që munda për të mbrojtur njerëzit dhe bizneset. Por ju premtoj se do të kem të njëjtën dhembshuri për sfidat me të cilat përballemi sot.
Qeveria që unë drejtoj nuk do t’i lërë brezit të ardhshëm, fëmijët dhe nipërit tuaj, me një borxh për të shlyer që ne ishim shumë të dobët për ta paguar vetë. Unë do ta bashkoj vendin tonë jo me fjalë, por me vepra. Unë do të punoj çdo ditë për ju. Kjo qeveri do të ketë integritet, profesionalizëm dhe llogaridhënie në çdo nivel”, tha ai.
Sunak deklaroi se nuk trembet nga sfida dhe vlerësoi Boris Johnson për arritjet e tij të jashtëzakonshme si kryeministër.
Rishi Sunak: “Mandati i fituar nga partia në vitin 2019 nuk i përket asnjë individi. Kemi nevojë për sistem shëndetësor më të fortë, shkolla më të mira, rrugë më të sigurta, kontroll të kufijve tanë, mbrojtje të mjedisit tonë, mbështetje të forcave tona të armatosura duke ngritur dhe ndërtuar një ekonomi që përqafon mundësitë e Brexit, ku bizneset investojnë dhe krijojnë vende pune.
E kuptoj sa i vështirë është ky moment.
Pas miliarda paundëve që na kushtoi lufta kundër Covid-it, pas gjithë dislokimit që shkaktoi në mes të një lufte të tmerrshme që duhet parë me sukses deri në përfundimet e saj, e kuptoj plotësisht se sa të vështira janë gjërat.
Dhe e kuptoj gjithashtu se kam punë për të bërë për të rivendosur besimin. E vetmja gjë që mund të them është se nuk kam frikë. E njoh detyrën e lartë që kam pranuar dhe shpresoj t’i përmbush kërkesat e saj.
Por kur vjen mundësia për të shërbyer, ju nuk mund ta vini në dyshim. Kështu që unë qëndroj këtu para jush gati për të udhëhequr vendin tonë në të ardhmen. Për të vënë nevojat tuaja mbi politikën, për të arritur dhe ndërtuar një qeveri që përfaqëson traditat më të mira të partisë sime.
Së bashku mund të arrijmë gjëra të pabesueshme. Ne do të krijojmë një të ardhme të denjë për sakrificat që kanë bërë kaq shumë dhe do ta mbushim nesër dhe çdo ditë më pas me shpresë. Faleminderit.”