BallinaBotaRishi Sunak, zyrtarisht kryeministër i Britanisë së Madhe, “vrapon” drejt zyrës për...

Rishi Sunak, zyrtarisht kryeministër i Britanisë së Madhe, “vrapon” drejt zyrës për të formuar kabinetin

spot_img
spot_img

Kryeministri i ri I Britanisë së Madhe, Rishi Sunak është larguar nga Buckingham Palace pasi mori bekimin e Mbretit dhe ka shkuar drejt Downing Street.

Atje ai do të banojë në nr 10 dhe do të fillojë menjëherë punën për formimin e një kabineti të ri.

Në fjalimin e parë drejtuar kombit, si kryeministër ai u shpreh se vendi po përballet me krizen e thelle ekonomike.

“Është e drejtë të shpjegosh pse po qëndroj këtu si kryeministri juaj i ri. Tani për tani vendi ynë po përballet me një krizë të thellë ekonomike. Pasojat e Covid ende vazhdojnë”, tha ai.

Ai shton se e di se mandati që Partia Konservatore fitoi në 2019 nuk është pronë e vetme e një personi, përkundrazi “është një mandat që na takon dhe na bashkon të gjithëve”.

Ai premton “një sherbim shendetesor kombetar më të fortë, shkolla më të mira, rrugë më të sigurta, kontroll të kufijve, mbrojtjen e mjedisit, mbështetjen e forcave të armatosura dhe rritje te nivelit te jeteses”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular