Rishi Sunak është kryeministri më i ri i Mbretërisë së Bashkuar për më shumë se 200 vjet, raporton BBC.
Në moshën 42-vjeçare, ai është në të njëjtën moshë si Konti i Liverpulit, Robert Banks Jenkinson kur erdhi në detyrë në 1812. Që atëherë, David Cameron, i cili u zgjodh në moshën 43-vjeçare në vitin 2010, ka mbajtur rekordin si kryeministri më i ri.
Tony Blair, i cili shërbeu nga 1997-2007, ishte gjithashtu 43 vjeç kur hyri në detyrë – por ai ishte disa muaj më i madh se Cameron. Por Sunak nuk është aq i ri sa William Pitt i Riu, i cili ishte 24 vjeç kur ai u zgjodh në vitin e largët 1783.
Rishi Sunak, i cili është një hindu praktikant, do të marrë detyrën sot si kryeministri i Britanisë së Madhe