BallinaKryesoreJorida Tabaku paralajmëron: Buxhetin e shtetit do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese...

Jorida Tabaku paralajmëron: Buxhetin e shtetit do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese nëse…! Qeveria nuk ka miratuar ligjet fiskale

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka paralajmëruar se buxhetin e shtetit do ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese nëse mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonimisë nuk do anulohet

Sot në këtë komision ishte ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj për të prezantuar buxhetin 2023, por demokratët thonë se nuk mund të prezantohet dhe diskutohet buxheti pa pasur ligjet fiskale

“Të premten ministrja e Financave prezantoi buxhetin pa ligjet financiare, që tregojnë sa dhe si do të jenë taksat.

Në një vit shumë të vështirë, qeveria është e paafte ose ka një arrogancë saqë shkel ligjin dhe nuk sjell në parlament ligjet fiskale.

Qeveria shqiptare nuk i ka miratuar ligjet fiskale dhe diskuton buxhetin. Deputetet nuk mund të jenë noterë. Parlamenti nuk mund të trajtohet si noter dhe të shpërfillet.

Kjo që po ndodh sot është antiligjore dhe antikushtetuese. Nëse kjo mbledhje e sotme nuk anulohet dhe nuk përsëritet unë ju njoftoj se në emër të PD ne do ta çojmë buxhetin e shtetit në gjykatë kushtetuese. Nuk mundet që qeveria të jetë arrogante sqaqe ta marrë punën e deputetëve të mirëqene. Nuk ka ndodhur që buxheti të diskutohet pa ligjet fiskale”, theksoi Tabaku nder te tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular