BallinaPolitikeNisim protestat/ Berisha: Edi Rama nuk meriton të qendrojë në pushtet asnjë...

Nisim protestat/ Berisha: Edi Rama nuk meriton të qendrojë në pushtet asnjë ditë, Pas Enver Hoxhës, armiku i dytë më i madh i lirive

Ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot se më 12 nëntor, opozita do të mbajë protestën e parë kombëtare. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se kryeministri Rama “nuk meriton të qendrojë në pushtet asnjë ditë e duhet të largohet një orë e më parë”.

“Pas Enver Hoxhës ky është armiku i dytë më i madh i lirive, qenies, votës buxhetit familjar, shtetëror e të gjithave me radhë”

Sali Berisha: Ky është një plaçkitës i paskrupullt nëpërmjet shtetit elektoral, nëpërmjet patronazhistëve grupe të tëra terroristë të kuq, bandave kriminale dhe bandave të drogës i votës së shqiptarëve.

Ky është një armik i egër i interesit kombëtar të shqiptarëve.

Se cili është Rama në raport me interesin kombëtar e ka marrë vesh cdo shqiptar, dedklaratat e tij se do zëvendesojë punëtorët shqiptarë me bangladeshas, deklaratat se nuk lejon në universitete nxënësit që kanë mbaruar me nota të ulëta se do marrë nga jashtë studentë, se mjekët ikin se e ka fajin Gjermania janë të gjitha dëshmi e zbatimit e politkës së kurorëzuar në mënyrën më të zezë e dhimbshme.

Nga 2014 janë larguar 27% e materies kombëtare. Nuk ka në histori një luftë civile që në një hark kohor të tillë të ketë larguar nga vendi 27% të kombit. Rama është një anti shqiptar i pakorrigjuar.

Në samitin e fundit në Praga padroni i tij në fjalën që do mbante në darkë, padroni i tij Vucic do i drejtohej audiencës: kam 17 vite që përpiqem me udhëheqjen politike të kosovës e nuk arrij dot asnjë marrëvehsje ndërkojhë me sivllaun tim Rama biem dakord me cdo gjë e merremi vesh për cdo gjë.

Ky është Edi Rama. Në cdo plan e rrafsh, ky nuk meriton të qendrojë në pushtet asnjë ditë, meriton të largohet një minutë e më parë.

Pas Enver Hoxhës ky është armiku i dytë më i madh i lirive, qenies, votës buxhetit familjar, shtetëror e të gjithave me radhë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular