BallinaKronikeOperacion i përbashkët italo-shqiptar për mashtrimet online përmes Call-Center, tre të arrestuar...

Operacion i përbashkët italo-shqiptar për mashtrimet online përmes Call-Center, tre të arrestuar në Tiranë. Nga 42 mijë përgjime rezulton se…

Prokuroria e Posaçme SPAK ka kryer një operacion të përbashkët me autoritetet italiane pasi kanë zbuluar dhe goditur një rrjet që zhvaste nga qytetarët miliona euro përmes mashtrimit online në Call Center.

Mësohet se SPAK ka arrestuar tre persona dhe janë shpallur në kërkim pesë të tjerë.

Sipas mediave italiane, hetimet kanë zbuluar një skemë kriminale komplekse, e cila përfshinte pastrimin e parave të vjedhura në vende të ndryshme të BE-së, përfshirë Qipron, Lituaninë, Estoninë, Holandën dhe Gjermaninë, dhe shndërrimin e tyre në kripto-valuta.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu rreth 90 mijë kontakte telefonike të shtetasve italianë, për përdorim të operatorëve call center, që u propozoheshin investime false.

Sipas Rainews, Në Tiranë u sekuestruan dy call center me mbi 60 stacione pune të pajisura me kompjuter personal dhe dy serverë të lidhur me stacionet e punës.

Në të njëjtën kohë në Itali u sekuestrua serveri i përdorur nga organizata kriminale për të “errësuar” gjurmët e saj kompjuterike dhe për të penguar hetimet.

Mediat italiane shkruajnë se anëtarët e organizatës dyshohet se kanë mashtruar qindra shtetas italianë për disa milionë euro.

Por kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut. Gjatë më shumë se 42 mijë përgjimeve të kryera nga hetuesit italianë doli se sa të aftë ishin mashtruesit në teknikat e bindjes, deri aty sa të mashtruarit kanë hyrë në borxhe për të paguar qindra mijëra euro me kalimin e kohës.

Operacioni i koduar “Dream Earnings” ka goditur një organizatë që mashtronte qytetarët me anë të tregtimit të rremë në internet.

Hetimet u koordinuan nga Prokuroria Publike Pordenone dhe Policia Shqiptare, si dhe Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular