BallinaPolitike“Plotësojnë 4 kriteret tona”, Alibeaj flet me emra: Këta janë dy personat...

“Plotësojnë 4 kriteret tona”, Alibeaj flet me emra: Këta janë dy personat që propozuam për postin e Avokatit të Popullit

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka bërë të ditur emrat e dy propozimeve të grupit që ai kryeson në PD, për emrin e avokatit të popullit.

Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj janë dy emrat që nxorri Alibeaj, për këtë pozicion, të cilët sipas tij, janë mjaft të denjë për atë detyrë.

Ai u shpreh se për të dalë te këta dy emra, janë parë katër kritere kryesore që lidhen me pastërtinë e figurës së tyre, aftësitë profesionale, luajalitetin politik dhe të mos kenë qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit.

“Në një përzgjedhje të tillë të pozicionit të avokatit të popullit, që ne kemi pasur, nëpërmjet qëndrimit tonë duhet të japim sinjale se si duhet të zgjidhen përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar. Duhet të vendosim në aspektin politik, disa prej kritereve më të rëndësishme që duhet të përmbushë Avokati i Popullit. Njëri nga kriteret kryesore ka qenë pastërtia e figurës. Në analizën e të gjithë kandidatëve që u paraqitën dhe demonstruan aftësitë e tyre në këtë vlerësuam, pastërtinë e figurës.

Së dyti është aftësia profesionale. Duhet të jetë monitorues i administratës shtetërore. Duhet të jetë një zë profesional.

Së treti është që kandidati të mos ketë lidhje me ish-digurimin e shtetit dhe me diktaturën komuniste.

Së katërti dhe nuk duhet ta fsheh, kriterit të luajalitetit politik. Po e bëj në mënyrë transparente këtë, sepse njerëzit që ne kemi përzgjedhur e kemi parë edhe këtë kriter. Në përfundim të këtij procesi, Grupi i PD arriti në mënyrë unanime që të fokusohet në dy emra, ku i pari është Ledio Braho dhe i dyti është Dorian Gjonmarkaj”, u shpreh Alibeaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular