Banorët e Porto Romanos janë evakuuar këtë të mërkurë nga zona për shkak se ka rrjedhje në cisternat e gazit.
Për këtë shkak mësohet se është ndërprerë mësimi edhe në shkollën Met Hasa.
Në zonë ndodhet policia teksa raportohet për një aromë të rëndë që është përhapur në Porto Romano.