BallinaKryesoreAkuzat e Berishës pas shpalljes non grata, flet ambasadori britanik: Bëjnë deklarata...

Akuzat e Berishës pas shpalljes non grata, flet ambasadori britanik: Bëjnë deklarata për qëllime politike. Unë jam për të përfaqësuar qeverinë!

Në një intervistë në emisionin “Në Shënjestër”, ambasadori britanik Alastair King-Smith, u ndal tek reforma në drejtësi si edhe non-grata.

Ndërsa nuk preferoi që të fliste me emra, ai tha se  ata që janë të përfshirë në krim dhe korrupsion, ta dinë se nuk do t’u shpëtojnë veprimeve tona.

I pyetur për akuzat e kreut të PD, Sali Berisha i cili e etiketoi si burokrat të korruptuar, tha; “Si ambasador britanik, unë jam këtu për të përfaqësuar qeverinë dhe popullin britanik. Do të sigurohem të bëj këtë.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Fakti që keni marrë një vendim të tillë për zotin Berisha, do të thotë që qeveria juaj ka një vendim të tillë, apo dosje , apo prova. A do ti përcillen këto prova institucioneve të qeverisë shqiptare

Përgjigje: Përsëri, theksoj se nuk do të komentoj për raste individuale. Natyrisht, ne kemi një partneritet midis institucioneve të drejtësisë këtu dhe institucioneve të drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar. Aty ku ka kërkesë për ta bërë këtë, por nuk do të komentoj për raste individuale.

Pyetje: Berisha ju etiketoj si një burokrat të korruptuar, a keni një përgjigje?

Përgjigje: Nuk kam ndërmend të bëj komente konkrete veçse të them se në një kohë kur zgjedhjet lokale po afrohen, ne e dimë që politikanët ndonjëherë bëjnë akuza dhe përpiqen të bëjnë deklarata në mbështetje të qëllimeve të tyre politike. Ky nuk është roli i ne diplomatëve, dhe si ambasador britanik, unë jam këtu për të përfaqësuar qeverinë dhe popullin britanik. Do të sigurohem të bëj këtë. Do t’i shpjegoj sa më qartë politikat e qeverisë britanike. Por nuk më takon mua të shkëmbej akuza apo komente.

Pyetje: Akuza kaq të forta a mund të anashkalohen kaq lehtë?

Përgjigja: Siç thashë, roli im këtu është të përfaqësoj qeverinë dhe popullin britanik dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular