BallinaKryesorePRIMARET/Zbulohet formulari dhe kërkesat që duhen plotësuar

PRIMARET/Zbulohet formulari dhe kërkesat që duhen plotësuar

Tirana, Elbasani e Durrësi janë 3 qytetet e para që do u nënshtrohen primareve. Top News ka siguruar formularin që çdo pretendent për të qenë në garën e primareve duhet të plotësojë, i cili njëherësh shërben edhe si një formular paraprak i vetëdeklarimit. Sipas këtij formulari, bashkë me rregullat dhe kërkesat për kandidim, fillimisht kandidatët duhet të pohojnë se nuk kanë masa disiplinore në fuqi për shkelje të Statutit të PDSH-së.

E më pas përgjigjen për problemet me ligjin, ku kanë listuar edhe pyetjet: A është lëshuar ndonjëherë ndaj jush një urdhër arresti ndërkombëtar?; A është marrë ndonjëherë për ju masa e dëbimit nga një shtet i huaj?; A keni jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Shqipërisë për më shumë se 1 muaj?

Ish-kryeministri Berisha nëpërmjet këtij formulari, synon që kandidatët të jenë të pastër në mënyrë që të mos ndikohet në rezultatin e zgjedhjeve.

Procesi i primareve që do të nxjerrë kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur dhe pritet të mbahen votimet. Mësohet se afati për primaret është vendosur në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Si afat për mbylljen e regjistrimeve për kandidatët që do të marrin pjesë, është lënë 6 nëntori dhe për pasojë, kandidatët do të kenë vetëm dy javë kohë për të bërë fushatë. Ndërsa deri më 6 nëntor do të zhvillohen negociata me aleatët për evidentimin e kandidatëve që do të marrin pjesë në primare. Më pas, Partia Demokratike do të zhvillojë një proces seleksionues për të gjithë kandidatët që duan të bëhen pjesë e primareve, process i cili kulmon më datë 13 nëntor, kur pritet të bëhet prezantimi i kandidatëve që kanë shprehur interes për të qenë në garë për bashkitë.

Berisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dheBerisha kërkon kandidatë të pastër/ Zbulohet formulari dhe

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular