BallinaKryesoreXhelal Mziu: Jam kundër primareve, thellojnë përçarjen, të bëhet sondazh për gjetjen...

Xhelal Mziu: Jam kundër primareve, thellojnë përçarjen, të bëhet sondazh për gjetjen e kandidatëve

I afruar sëfundi me grupin e Sali Berishës të cilën i besuan dhe detyrën e drejtuesit politik të qarkut të Dibrës, deputeti demokrat Xhelal Mziu deklaron se është kundër procesit të primareve për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm

Në një intervistë për Ora News me gazetarin Everes Dedaj, Mziu mendon se pikësëpari duhet bërë një parakonkurrim dhe pastaj të gjendet një zgjidhje me sondazhet selektive se kush mund të jetë kandidatura.

Mziu: Në pushtetin vendor ka të bëjë shumë individi. Personat që janë certifikuar ndër vite dhe kanë mandate që e tejkalon madhësinë e një bashkie nuk duhet të jenë raste përjashtimore. Kam qenë kundër edhe në vitin 2020 kur ka qenë kryetar Basha dhe prodhuan një rezultat të padëshiruar, sepse ata që mendonin se ishin inferiorë i orientonin votat kundër kolegëve të tjerë. Unë jam kundër primareve, pasi duhet bërë një parakonkurrim dhe pastaj të gjendet një zgjidhje si sondazhet selektive se kush mund të jetë kandidatura.

Mziu shton se pavarësisht se mund të krijojë një frymë në elektorat, primaret në thelb nuk zgjidhin krizën mes PD por vetëm thellojnë përçarjen

Mziu: Nuk më është dhënë mundësi që ta them këtë gjë në mbledhjet e PD-së të mërkurën e kaluar. Këto i kam shprehur në mënyrë permanente. Pavarësisht se jepet një frymë, nuk mendoj se është zgjidhja më e mirë, pasi fut në një konflikt të ri. Për mua zgjidhja më e mirë është një sondazh për të mos krijuar konflikte dhe për të pasur kohë të mjaftueshme, sepse së paku deri në dhjetor duhet të dalin listat e kandidatëve.

Nga ana tjetër ai ngre shqetësimin se procesi është i vonuar. Mziu thotë se nëse nuk arrihet të nxirren kandidatët deri në fund të këtij vitit do të jetë shumë e vështirë që opozita të sigurojë fitore përballë Ramës.

Mziu: Nëse nuk arrihet të nxirren kandidatët deri në fund të këtij vitit do të jetë shumë e vështirë që të marrë opozita atë që i takon në raport me skandalet e kësaj qeverie. Nga ana tjetër do të vazhdojë shpopullimi dhe blerja e votës për shkak të kësaj qeverie.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular