BallinaKryesoreMeloni: Italia nuk do të përkulet para shantazhit të Putinit, kjo nuk...

Meloni: Italia nuk do të përkulet para shantazhit të Putinit, kjo nuk e zgjidh problemin

Kryeministrja e re e Italisë, Georgia Meloni, u shpreh se vendi i saj nuk do të përulet para shantazhit të Vladimir Putinit.

Komentet Meloni i bëri gjatë fjalimit të saj në Parlamentin e Italisë, ku po shpalos pikat e programit të saj qeverisës.

“Të dorëzohemi para shantazhit energjetik të Putinit nuk do ta zgjidhte problemin, do ta përkeqësonte situatën duke hapur rrugën për kërkesa dhe shantazhe të mëtejshme”, tha  Meloni në fjalimin e saj.

Mesa duket Meloni ka vendosur të vijojë me një qëndrim të ashpër ndaj luftës së pajustifikuar të Putinit në Ukrainë, megjithëse aleat ka Silvio Berlusconin, një mik të ngushtë të presidentit rus.

Ajo shtoi se qeveria e saj, e cila u betua në fundjavë, do të kërkojë të rrisë mbështetjen financiare për familjet dhe bizneset e goditura nga kriza energjetike.

Ajo po ashtu theksoi se është e bindur se presidenti i vendit duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Meloni tha se qeveria e saj do të duhet të shpenzojë shumë për të reduktuar ndikimin e krizës së çmimeve të energjisë, që do të thotë se ajo do të duhet të vonojë disa nga masat e buxhetit të 2023, që pritet të miratohet muajin e ardhshëm.

Mbrëmjen e sotme qeveria e saj pritet të marrë votëbesimin në Parlament dhe ditën e nesërme ta kërkojë votëbesimin edhe në Senat

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular