Fansat e Adeles duhet të përgatiten të ndajnë më shumë para për ta parë atë në Las Vegas, me biletat për koncertet e saj në faqet e rishitjes që thuhet se kushtojnë rreth 46 mijë euro.
Sipas The Mirror, sediljet e rreshtit të parë për koncertin e shumëpritur të krijueses së hitit “Rolling in the Deep” në “The Colosseum” shkojnë deri në 45 mijë euro.
Biletat më të lira në rreshtat e fundit do t’i kushtojnë fansave po ashtu një qindarkë të bukur dhe do të jenë për 670 euro sipas StubHub.
Fansat e artistes që shpresojnë ta shohin atë në Las Vegas tani do të duhet t’i blejnë biletat e tyre përmes faqeve të rishitjes pasi të gjitha biletat do të shiten brenda pak minutash
Kur dolën në shitje, biletat për shfaqjet – të cilat fillimisht ishin menduar të mbaheshin në janar përpara se të shtyheshin – kushtonin nga 73 deri në 590 funte apo nga 85 deri në 690 euro.
Brodie Cooper i firmës amerikane të marketingut PRrppd tha se janë ‘çmimet më të larta ndonjëherë në histori’.
Një burim tha për The Sun: “Adele ka rishikuar planin e saj për shfaqjet. Produksioni do të jetë shumë klas, spektakli ka në qendër energjinë dhe vokalin e saj”.
Ylli ndërkombëtar pritet t’u rikthehet këtyre koncerteve të anuluara dhe madje planifikon të takohet me fansat gjatë shfaqjeve, të cilat fillojnë më 18 nëntor.
Biondja pas performancave do të marrë pak pushim nga muzika pasi njoftoi se po planifikon të marrë një diplomë në letërsinë angleze.
“Pas Vegasit, unë me të vërtetë dua të marr një diplomë në Letërsi Angleze. Nëse nuk do të kisha arritur në muzikë, mendoj se do të isha patjetër mësuese. Mendoj se do të isha mësuese e anglishtes”, u shpreh ajo