BallinaKultureEMRI+FOTO/Arti në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur shkodran

EMRI+FOTO/Arti në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur shkodran

spot_img
spot_img

Është ndarë nga jeta aktori i mirënjohur i teatrit “Migjeni”, Enver Hyseni.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Teatrit Migjeni në Shkodër.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Enver Hyseni ! Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve ! 𝗨 𝗣𝗥𝗘𝗛𝗦𝗛 𝗡𝗘 𝗣𝗔𝗤𝗘, ENVER HYSENI! Homazhet zhvillohen nesër, me datë 30 Tetor nga ora 10-12, në hollin e teatrit “ Migjeni”, thuhet në njoftim.

Kush ishte Enver Hyseni 

Actkr i brezit të artë të teatirt “Migjeni” pa lënë në harresë edhe pjesëmarrjen në disa filma të kinemasë shqiptare të Kinostudios.

U lind në Shkodër më 1 gusht 1951. Ka studiuar në Universitetin e Arteve për një periudhë të shkurtër (1973-1974) duke i ndërprerë studimet për aryse ekonomike.

Më 1975 nisi punën në teatrin “Migjeni” në Shkodër derisa doli në pension më 2016.

Në këtë periudhë dyzetvjeçare luan më se gjashtëdhjetë role në teatër e katër në filma. Punon me regjisorë si Serafin Fanko dhe shquhet për role karakteresh.

Zëri tipik dhe plastika e brendshme e bëjnë një aktor krejtësisht të veçantë dhe interesant. Profili i tij artistik ka qenë zakonisht i formuar për të luajtur role pozitive të karakterit fshatar-malësor.

Ka krijuar njerëz të mirë dhe që kanë një shpirt shumë të pastër, janë të vendosur për atë që duan të bëjnë. Ne këto personazhe nuk ka qene ata heronjtë me shpatë në dorë.

Enver Hysenin e kujtojmë në të shkuarën në dramat “Baca e Gjetjave”; “Ceshtja e Blertes”; apo edhe tek filmi televiziv “Flaka e maleve” .

Është aktivizuar edhe në disa filma artistikë para viteve ‘90 dhe pas ndryshimit të sistemit dhe me role të tjera po në filma, teatër e komedi te ndryshme.

Mjafton te pëermendim disa prej tyre :

“Ylli i mëngjesit” ; “Një histori humbësish ose Mos pështyni përtoke”, “Rëndësia për të qenë Ernesto” “Kandili i argjendte” ; “ Shen Gjon kryepremi”; “Migjeni ky uragan” (dokumentar); “Gjaku qe fal gjakun” (film i metrazhit te shkurter); “Klithma ne debore” dhe ne vitin 2019 aktori shkodran eshte ngjitur ne skenen e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” me monodramen e shkruar nga S. Capaliku “Dome”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular