BallinaPolitike"Kundërshtari mundet me alternativë!", Orjola Pampuri: Qëndrimi krah SHBA, Mbretërisë së Bashkuar...

“Kundërshtari mundet me alternativë!”, Orjola Pampuri: Qëndrimi krah SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE

spot_img
spot_img

Nga Oriola Pampuri

Kundershtari mundet me alternativë!

Ndoshta ky është problemi, që ende sot rrekemi duke bërë lëvizje të gabuara, kjo ndoshta për populizëm apo për t’i shpëtuar mungesës së një alternative.
📌Kemi 30 vite që rrugëtojmë për të qënë si Europa, herë i afrohemi, e herë mbetemi aq prapa, sa të duket vetja si në mesjetë.
📌Jemi përballë një fakti të trishtë, ku një vend i marrë peng nga pushtetarë të cilët në asnjë moment nuk mendojnë se si ky vend mund të bëhet i jetueshëm, se si qytetarët e këtij vendi mund të jetojnë të qetë, të paguhen mirë, e të përballojnë jetesën me dinjitet. Sigurisht të paguajnë taksa, por në proporcion me shërbimet dhe pagat që marrin.
📌Sigurisht duhet të mendojë dikush se si të motivojnë të rinjtë, bazuar në meritokraci dhe paga të mira, duke siguruar pensione e shërbime për pensionistët, duke motivuar profesionistët e mirë dhe shtresën e mesme, duke motivuar mjekë e inxhinierë të shohin si alternativë shpresëdhënëse qëndrimin në Shqipëri. Duke mundësuar siguri e mbështetje për të huajt që duan të vijnë të investojnë e të zhvillojnë biznese në Shqipëri, e duke mbështetur bizneset e vogla, të mesme e të mëdha, e këto të fundit pa përjashtim, jo në mënyrë selektive, sipas interesit të ministrave e kryeministrit.
📌Kjo është ajo që i mungon Shqipërisë, njerëzit që ka në krye, të cilët nuk punojnë për Shqipërinë e Shqiptarët, por vijnë me ‘lugën në brez” për të pasuruar veten e brezat, në kurrizin e shqiptarëve, që i tërheqin sa andej këndej për interes të tyre.
📌Shqiptarët duan alternativë, dhe alternativa sot është mundësia për të fituar përballë kundërshtarit, duke i vënë përballë figura të pastra, program të implementueshëm 100%.
📌Shqiptarët nuk duan më show, filma, propagandë, hipokrizi, DUAN zgjidhje.
📌Zgjidhja nuk vjen me dhunë, shpifje, shantazhe, gjuhë mizore ndaj njëri tjetrit, apo të marrim heshtat e të dalim në luftë, por me alternativë dhe me votë të lirë.
📌Qëndrimi krah SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe BE, është së pari nevojë për ne si vend me kaq shumë probleme ndër vite për të siguruar një demokraci të konsoliduar, por nga ana tjetër është detyrim që i kemi, kur përballë çdo krize e nevoje i kemi patur krah.
📌Ndaj zgjidhjen e kemi në dorë vetë ne, qytetarët e këtij vendi, që në fakt duhet vetëm të reflektojmë pak, dhe të kuptojmë e pranojmë të vërtetat, që të mos vijojmë të themi; ky vend nuk bëhet më.
📍Gjithçka është në dorën e të gjithëve ne.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular