Nga Bujar Leskaj
Përse duhet votuar propozimi i PD për Reformën Administrative- Territoriale!
Përse duhet votuar propozimi i PD për Reformën Administrative- Territoriale!
Nesër Kuvendi në seancë plenare do të diskutojë për miratimin e Reformës Territoriale- Administrative në dy propozimet e paraqitura: atij të mazhorancës, sipas së cilit do të jenë përsëri 61 bashki dhe atij të Partisë Demokratike, e cila ka propozuar 94 bashki në të gjithë vendin.
Fjala “reformë” nuk do të thotë as “pazar” e as “qokë elektorale e radhës”.
Reforma Territoriale – Administrative, e cila do të miratohet nesër, është jo vetëm sfidë, por edhe mision, prandaj kërkon vizion, qasje strategjike, profesionalizëm dhe gjykim jopartiak në favor të popullit e për popullin!
Natyrisht që për një çështje kaq madhore dhe me rëndësi për vendin deputetët duhet të votojnë sipas ndërgjegjes dhe jo sipas urdhrit të shefit të partisë, pasi mandati i tyre është përcaktues dhe në shërbim të popullit dhe jo mandat detyrues për partinë!
Natyrisht që për një çështje kaq madhore dhe me rëndësi për vendin deputetët duhet të votojnë sipas ndërgjegjes dhe jo sipas urdhrit të shefit të partisë, pasi mandati i tyre është përcaktues dhe në shërbim të popullit dhe jo mandat detyrues për partinë!
Përse duhet që të gjithë deputetët të votojnë propozimin e Partisë Demokratike?
Propozimi i opozitës, për 94 bashki dhe duke respektuar parimet e autonomisë vendore, drejtpeshon konceptin e qeverisjes lokale dhe raportin e saj me qeverisjen qendrore, me komunitetin qytetar dhe me përgjegjësitë shtetërore për shërbime sociale, ekonomike, kulturore.
Bazohet në një strategji zhvillimi afatgjatë si dhe në praktikat e mira të qeverisjeve lokale, në vendet që kanë kaluar një tranzicionin të gjatë, njëlloj si vendi ynë.
Nga përvoja e katër takimeve me qytetarë në qarkun e Vlorës, të gjithë e kanë miratuar dhe mbështetur propozimin e Partisë Demokratike për të patur në qark edhe katër organizime të tjera në nivel bashkie dhe konkretisht, bashkinë e Orikumit, Amantias (Lumi i Vlorës), Ksamilit dhe Novoselës (Topallti).
Rikonceptimi i ndarjes territoriale, sipas propozimit të opozitës, do të sjellë zbatimin e mëtejshëm të reformës, bazuar në kritere si: kriteri i distancës minimale apo kriteri i popullsisë minimale, që sjell sinergji në realizimin e shërbimeve ndaj qytetarit.
Rikonfigurimi në 94 bashki do të sjellë respektimin e plotë të të gjitha aspekteve të decentralizimit dhe simetri demografike e ekonomike, jo vetëm mes bashkive të një rajoni, por edhe mes rajoneve të ndryshme të Shqipërisë.
Krijimi i 33 bashkive të reja, do të ndihmojë realisht zona dhe njësi administrative periferike, të cilat sot nuk marrin as fondet dhe as vëmendjen e duhur, si nga pushteti vendor, ashtu dhe nga bashkia ku janë nën juridiksion.
Të 94 bashkitë do të kenë mundësi reale që të rrisin cilësinë e shërbimeve dhe të ushtrojnë kompetenca në diskrecion të plotë, siç parashikohet në Kartën Europiane të Autonomisë .
Propozimi i Partisë Demokratike është në përputhje me parimet e Kartës së Autonomisë Vendore, pasi siguron konsensusin e domosdoshëm politik e social, ofron planifikime realiste për të garantuar autonominë financiare dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarin.
Si i tillë, ai duhet miratuar dhe duhet votuar nga të gjithë deputetët e spektrit politik shqiptar!