BallinaKryesoreAlbin Kurti “shfaqet” papritur në Britani, takim me ministrin e ri të...

Albin Kurti “shfaqet” papritur në Britani, takim me ministrin e ri të Punëve të Jashtme

spot_img
spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë të papritur në Britaninë e Madhe.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi, ku thuhet se ai zhvilloi një takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Gjithashtu mësohet se në nisje të takimit, Kurti shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

“Gjatë qëndrimit të tij në Mbretërinë e Bashkuar, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Kryeministri Kurti fillimisht shprehu ngushëllimet e tij për vdekjen e madhërisë së saj, Mbretëreshës Elizabeta II.

Në këtë takim, kryeministri Kurti e uroi ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Cleverly për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përgjegjësitë e reja. Ai e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe e ftoi për bashkëpunim edhe më të thellë ndërmjet dy vendeve, në veçanti në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomi.

Ministri i Punëve të Jashtme, James Cleverly shprehu dashamirësinë dhe admirimin britanik për Kosovën, duke çmuar lart të arriturat e shtetit të Kosovës dhe qëndrimin që Kosova po mban nga fillimi ndaj agresionit rus në Ukrainë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular