Prokurori Edvin Kondili ka dorëzuar paraditen e kësaj të hëne kandidaturën për postin e kreut të ri të SPAK.
Edvin Kondi
Me kandidaturën e sotme shkon në dy numri i personave në garë për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.
Kujtojmë se pak ditë më parë dorëzoi kandidaturën dhe prokurori Adnan Xholi.
Kujtojmë se Kondili ka qenë kandidat dhe në garën e vitit 2019 për kreun e SPAK, ku përballë tij dhe prokurorit Altin Dumani fitoi drejtuesi aktual Arben Kraja.
Edvin Kondili e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004. Ai ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës dhe punoi që prej vitit 2004 deri në vitin 2019 pranë Prokurorisë për Krimeve të Rënda dhe aktualisht është prokuror i SPAK. Paralelisht me punën si prokuror, Kondili është angazhuar si lektor në Shkollën e Magjistraturës dhe si ekspert për organizatat ndërkombëtare.