BallinaAktualitetGara për kreun e SPAK, kush janë 2 kandidatët e rinj që...

Gara për kreun e SPAK, kush janë 2 kandidatët e rinj që paraqitën sot kërkesën

spot_img

Vijon gara për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ditën e sotme Prokurori Edvin Kondili depozitoi kërkesën dhe shprehu interes për drejtues të SPAK. Kondili kaloi vettingun më 2019 dhe është prokuror i SPAK.

Po ashtu, interes për këtë pozicion ka shprehur dhe prokurori Altin Dumani, i cili ka depozituar sot kërkesën e tij për të kaniduar. Deri tani ka shkuar në tre numri i kandidatëve.

Kujtojmë se më 29 tetor prokurori Adnan Xholi ka depozituar kërkesën dhe ka shprehur interesin për drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Afati i fundit për të aplikuar në këtë post që drejtohet aktualisht nga Arben Kraja është 2 nëntori, deri në orën 24:00.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular