Gjatë seancës së sotme të “Shihemi në gjyq”, Ardit Gjebrea tregoi një episod të sikletshëm të lidhur me mbiemrin e një të ftuare. Teksa të ftuar ishin Luljeta dhe i biri, Gazmendi, i cili shtyn diplomimin për shkak të turpit që ndien nga emri i tij, Ardit Gjebrea kërkoi mirëkuptim.
Ardit Gjebrea: Duhet ta mirëkuptojmë zonja Eni sepse çështja e emrit… ne e kemi shumë kollaj dhe secili nga ne që të thotë Gazmend, nuk ka asnjë problem.
Gazmend: Për juve po, por unë jetoj në Greqi
Ardit Gjebrea: E di dhe unë të mirëkuptoj sepse të njëjtin problem kam patur unë kur kam patur të ftuar Ornela Mutin, aktoren e madhe në skenë dhe për ta prezantoja kisha një siklet të jashtëzakonshëm se si do ta prezantoja? Sigurisht që e prezantova, por kisha merakun e spektatorëve se mund të qeshnin, se mund të bënin dhe kjo mua më ndodhi vetëm njëherë në skenë. Okej, unë jam artist, e bëj dhe publiku është i kulturuar dhe e kupton, por imagjinoni Gazmendin 25 vite të jetojë përditë me këtë ndjenjë si do ta thërrasin, si do tallin, si do bëhen.