Qyteti i Lushnjës është tronditur mbrëmjen e sotme (1 nëntor) nga një shpërthim me tritol dhe për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar.
Paraprakisht mësohet se shpërthim me tritol ka në një banesë private në lagjen “18 Tetori” në Lushnje.
Si pasojë e shpërthimit ka dëme materiale, ndërsa ende nuk ka informacione në lidhje me autorin e ngjarjes.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen e rrethanave.
Lushnjë /Informacion paraprak
Rreth orës 22:25, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në oborrin e banesës së shtetases L. L., 75 vjeçe, ka shpërthyer lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.