Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në një banesë në qytetin e Durrësit. Policia tha se nga hetimet paraprake, dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale
Sipas “News24”, 65-vjeçari jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kishte ardhur në Durrës disa javë më parë.
Dyshohet se ai ka ndërruar jetë disa ditë më parë, ndëRSA banorët e pallatit ngritën alarmin për shkak të erës së rëndë nga kufoma.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:45, në lagjen nr. 9, Durrës, është gjetur në banesën ku jetonte vetëm, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 65 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.