Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi ditën e sotme konfiskimin e pasurive të Ylli Ndroqit (Xhemal Pasmaçiu) dhe për rrjedhojë mbylljen e televizionit RTV Ora.
GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për konfiskimin e pasurive të pronarit të “Yldon Media Group”.
Avokati Jordan Daci, duke njohur vendimin e gjykatës deklaroi se sistemi ynë ka sëmundje aq të rënda sa nuk beson se do të jepet ndonjëherë drejtësi.
Ky është vendim që synon goditjen e medias. Janë kujdesur që Ora News të ketë 60% të kuotave të sekuestruara që nënkupton humbjen e kuotave kontrolluese.
Është vendimi më i pabazë që kam dëgjuar. Asnjë gjykatë në botë nuk do të merrte një vendim të tillë.
Avokati tjetër Besnik Muçi, deklaroi se gjykata shkelmoi provat që mori gjatë shqyrtimit gjyqësor dhe se vendimi i marrë është i paligjshëm.
Është vendim haptazi në kundërshtim të ligjit dhe haptazi me prapavijë politike. Linja e medias nuk pëlqehet nga politika.
Me vendimin e sotëm RTV Ora është televizion i qeverisë, i shtetit, i kalon në pronësi shtetit