Detaje të fundit janë zbuluar në lidhje me sasinë e drogës të sekuestruar në portin e Durrësit.
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me sekuestrimin e 31 kilogram kokaine në Portin e Durrësit. Sipas News24 sasia e lëndës narkotike është pikasur nga agjencitë e huaja partnere, të cilat kanë vënë në dijeni Policinë e Shtetit.
Kokaina ishte fshehur brenda kapakëve te frigoriferit të një kontejneri. Bëhet me dije se operacioni është në vijim dhe se vazhdojnë kontrollet në kontejnerët e tjerë me banane.
Droga dyshohet se vinte nga vendet e Amerikës Latine.