Regjistrimi i popullsisë shqiptare në Preshevë e Bujanoc, Basha pret në takim krerët e Partisë Alternativa Demokratike, Armend Aliu dhe Aziz Aziri
Kënaqësi të prisja sot kryetarin e Alternativës Demokratike z. Armend Aliu së bashku me z. Aziz Aziri.
Diskutuam për procesin e regjistrimit të popullsisë, duke vlerësuar angazhimin e jashtëzakonshëm të shqiptarëve që jetojnë në komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës për t’u regjistruar dhe dëshmuar se askush nuk mund ta mohojë dhe tjetërsojë realitetin e pranisë në trojet e tyre, megjithë përpjekjet e vazhdueshme të Beogradit, sidomos në Medvegjë. Tashmë është e një rëndësie kritike që të ndiqet me vëmendje procesi i përpunimit të të dhënave, që ato të mos deformohen.
Ndamë po kështu domosdoshmërinë e hartimit të një strategjie afatgjatë kombëtare për të lehtësuar zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.