sh drejtues i lartë i policisë Shëmsi Prençi, kandidat për të qenë pjesë e primareve në studion e lajmeve në MCN Live deklaroi se ka marrë përsipër këtë iniciativë për të qenë sa më afër komunitetit.
Ai tha se ka drejtuar disa fushata politikke qnë Kamëz dhe sed ka një lidhje të ngushtë me të dhe komunitetin prej 25 vitesh. Sipas tij, qytetarët e njohin si person që nuk merret peng nga qeveria dhe se si një demokrat i lirë e bën më të favoprizuar të kandidatët e tjerë.
Profesioni që kam ushtruar për 32 vite më ka detyruar t’ju shërbej njerëzve në nevojë. Profesioni i oficerit të policisë është më afër komuniteteve për çdo hall dhe problem dhe vetë profesioni është afër grupmoshave të ndryshme dhe problematikave që kanë në rajone të ndryshme. Kam pasur fatin që e kam nisur karrierën në Shkodër, Has, Kukës, dhe për këto arsye unë për 8 vite kam drejtuar disa fushata politike në Kamëz. Kam një lidhje të ngushtë prej 25 vitesh me Kamzën, jam banor i saj, komuniteti aty më njohin, demokratët dhe socialistët, më njohin që jam i lirë dhe nuk merrem peng nga qeveria. Ne kemi deklaruar dhe me kërkesë të demokratëve në bazë sepse kemi 2 muaj që jemi të organizuar në procesin e riorganizimit të PD, ende nuk është marrë vendimi i krerëve politike, jemi futur në një garë primaresh, normalisht unë kërkoj votën e demokratëve dhe simpatizantëve në primare se kam kandidaturën me çdo kusht, qytetarët më njohin si person që nuk merrem peng nga qeveria, jam i favorizuar nga demokratët e tjerë.
Më tej ai shtoi se është një demokrat i lirë që ka kërkuar vota për të tjerët në Kamëz dhe sot i detyruar dhe nga anëtarësia e demokratëve në Kamëz që e njohin dhe si vullnetarë për mbrojtjen civile. Ai theksoi se nuk ka ardhur të bëjë politikë përçarëse, por shprehet se Kamzës i mungon një projekt vizionar.
Kamza nga 6 mijë banorë që ka pasur dhe 3 mijë Paskuqan, sot është 140 mijë banorë. Aty mungon një projekt vizionar, shpreh keqardhje që nuk janë punësuar vizionar, por militantë partie. 70% e qytetarëve në Kamëz jetojnë në varfëri. Jam i bindur se po të marrësh nivelin intelektual ata s’dinin ku kishin dosjet për përmbytjet, çka do të thotë që nuk duhen futur këta militantë, patronazhistë aty, por duhet hartuar një projekt i ri. Sot projektet e bashkisë hartohen në studio private dhe kjo ka të bëjë me paaftësinë e atyre që janë të punësuar në bashkinë Kamzës. Nëse zgjidhem do ngreh komunitet intelektualësh dhe nuk do kalojnë në këshillin e bashkisë pa kaluar te ky komunitet.
I pyetur lidhur me emrat e ndryshme të rrugëve, Prençi tha se ato nuk dëmtojnë.
Emrat e rrugëve nuk më dëmton sepse ka qenë pasion i individëve të caktuar. Ne kemi emër shkolle Kristaq Rama që ka firmosur varjen e intelektualëve, atëherë le ti pranojmë emrat e rrugëve. Mos të harrojmë se në Tiranë janë ndërruar shumë rrugë. Duhet të mirëkuptohemi se gjërat që se dëmtojnë komunitetin do përmirësohen hap pas hapi.
Lidhur me negociatat e dështuara mes palëve dhe se ku po shkon PD, Prençi deklaroi se ata duhet të bashkohen për të mundur regjimin e Ramës.
Unë bëj pjesë te ata kandidatë që vij nga shoqëria civile dhe bëj pjesë te ata demokratë të lirë që e japin kontributin e tyre. Jam për bashkim dhe forcim të PD në Dibër dhe Kamëz dhe kontributin tim do e jap maksimal për frymë bashkimi dhe bashkëpunimi. Ne duhet të ruajmë bashkimin e demokratëve dhe simpatizantët në bazë. Të mëdhenjtë do bashkohen një ditë nëse vërtet e duan Shqipërinë. Duhet lufta e përbashkët për të rrëzuar këtë regjim të ashpër. Mendoj se një ditë do të bashkohen, sepse Evropa nuk lejon të instalohen regjime në Shqipëri.