BallinaKronikeE rëndë/ Aksident në Tepelenë, dy persona nisen me urgjencë në spital

E rëndë/ Aksident në Tepelenë, dy persona nisen me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Luzat”, ku automjeti tip “Dacia”, që drejtohej nga shtetasi K. Ç., është përplasur me automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin H. S.

Të plagosur kanë mbetur shtetasi K. Ç. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Seat”, shtetasi Xh. G. 19 vjeç. Ata janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk dihet se si është gjendja e tyre.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 06:10, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Luzat”, automjeti tip “Dacia”, që drejtohej nga shtetasi K. Ç., është përplasur me automjetin tip “Seat”, me drejtues shtetasin H. S

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Dacia”, shtetasi K. Ç. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Seat”, shtetasi Xh. G. 19 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular