BallinaOP EDMakineria e kalbur rrangallë, po heq supesh kapotën e hajdutërisë dhe po...

Makineria e kalbur rrangallë, po heq supesh kapotën e hajdutërisë dhe po vesh pardesynë e propagandës

Nga Klodian Xhyheri
Makineria e kalbur rrangallë, po heq supesh kapotën e hajdutërisë dhe po vesh pardesynë e propoagandës.
Shtetit kusar i duhen vota.
Propagandën dhe gënjeshtrën e kanë pasur armën më të fortë, qysh prej kohës së Partisë-mëmë.
Disa takime derë më derë dhe ndoshta bëjnë të harrohen: largimet masive, varfëria, vuajtjet e njerëzve, mjerimi, vjedhjet dhe rrjepja e popullit. Më pas cinizmi me ta dhe përqeshja në fund.
Nastradini-klloun po përgatitet të shpalosë shfaqjen e tij të dalë boje, me retorikën e tij tashmë karnavale, me batutat alla tallava, që të mund t’u mbushë mendjen fshatarëve, qytetarëve, fermerëve e berberëve se po jetojnë në “Parajsë”, po thjesht ata nuk e kanë vënë re një gjë të tillë. Një botë fanta-Parajsë rrotullon Kllouni gjatosh në duart e tij dhe si prestigjator e servir ekraneve me regji qëndrore.
Administrata ndalon së kryeri detyrën për të cilën paguhet dhe vesh fanellën partiake, duke bërë manekinin shkallëve të çdo takimi.
Normal, imazhi dhe tabloja ka rëndësinë e saj në platformën propagandistike.
FB-të e tyre edhe pse janë personalë, përdoren si mikro-megafonë shpërndarës së propagandës së partiake. E kanë të qartë; ose hamenj të pushtetit ose Kanali i La Manche aty është.
Shiritat e bojatisjet elektorale ndërkohë janë gati. Por edhe ato e kanë një kleçkë. Pas çdo investimi publik, përtej vjedhjes spektakolare e xhongleriste, bashkangjitet një investim, fijet e të cilit të çojnë në krye të piramidës. Një rrugë e tre punë siç i thonë fjaës. Edhe mburremi se po investojmë edhe mbushim xhepat edhe u shërbejmë pronave tona.
I njëjti ritual; vidhi, mbyti, ndiqi nga atdheu, dhunoji, varfëroji, vriti e më pas talli.
Mirëpo sapo të mbarojnë zgjedhjet dhe “zakoni i vjetër” do të përsëritet sërisht. Sërisht do t’i kthehen hajnive, sërisht inceneratorë fantazmë, sërisht investitorët strategjikë do shfaqen si kushërinj, si burrat e ministreve apo kunatat e tyre. Sërisht ca borde transparence do merren me karburantin dhe energjinë, që do na i çojnë çmimet në majë.
Edhe sa kohë do përsëritet kjo skemë?
Nëse ne e hamë gjithnjë sapunin për djathë dhe pranojmë zgjedhën në kurriz, atëherë kamzhikun e kemi hak. Nuk duhet të qurravepsemi, nuk duhet të qahemi. Thjesht e meritojmë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular