Deputeti Lefter Gështenja denoncon skandalin e vjedhjes së pronave në Elbasan: Lulishtja historike e qytetit nuk është më, u betonizua
Modeli i vjedhjes përmes rrëmbimit të pronave dhe përdorimit të pushtetit është shtrirë kudo.
Bashkia e Elbasanit u zhduk e bashkë me të e gjithë hapësira publike e gjelbërt përreth saj për tu betonizuar.
Lulishtja historike e Elbasanit nuk është më.
Pa asnjë kriter, duke shkelur çdo ligj e normë, pushteti lokal është kthyer në shërbim të interesit të pak njerëzve, e përmes fitimeve të paligjshme, të vjedhin sërish votat për pushtet.
Nuk kanë frikë sepse besojnë se i kanë kapur të gjithë.
Por askush nuk mund ti ikë ndërshkimit.
Ky model zhvatës duhet larguar sa më parë.
14 Maji është mundësia më e mirë për të hequr nga pushteti lokal këtë model të shëmtuar!