BallinaKryesoreVIDEO/ Fitore, lamtumirë dhe “standing ovation” në ndeshjen e fundit të Gerard...

VIDEO/ Fitore, lamtumirë dhe “standing ovation” në ndeshjen e fundit të Gerard Pique

Barcelona fiton 2-0 me gola të Dembele dhe De Jong ndaj Almerias për t’u ngjitur përkohësisht në vendin e parë në La Liga, por mbrëmjen e së shtunës në “Camp Nou” e mori lamtumira e kapitenit, katalanasit dhe liderit të Barcelonës, Gerard Pique

Ndeshja e fundit e numrit 3, një tribut nga rreth 80 mijë të pranishëm në stadiumin mitik të katalanasve ku mbrojtësi shtatlartë mbylli karrierën si futbollit. Fanella të specialzuiara për lojtarët e Barcelonës në këtë ndeshje ku Pique u aktivizua titullar ndërsa Xavi e zëvendësoi në fund për t’i dhënë kënaqësinë e një duartrokitjeje të gjatë të njerëzve të cilëve Pique u përket.

Pak ditë më parë ai deklaroi se dëshiron të mbajë premtimin për t’u larguar me fanellën e klubit ku u rrit dhe e mbajti fjalën e tij. Me fanellën e katalanasve Pique numëron 615 ndeshje dhe 52 gola

Ka fituar 8 La Liga, 4 Champions, 3 Botërorë Klubesh, 1 Premier, 1 Botëror, 1 Europian. Në total 34 trofe nga të cilët 31 me Barcelonën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular